Pacienti që i dha fund jetës mbrëmjen e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, është një 65 vjeçar nga fshati Fullqet i Klosit. Viktima është identifikuar si Hasan Mira, i cili ishte në gjendje të rënduar si pasojë e infektimit nga koronavirusi dhe ishte në terapi me oksigjen. Ai ishte transferuar në këtë spital dy ditë më parë dhe nuk ishte tek kategoria e pacientëve në gjendje të rëndë, siç janë ata të intubuarit. Ky është rasti i dytë brenda pak javësh, teksa më 13 gusht, një i ri 29-vjeçar nga Durrësi, u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, ku gjeti vdekjen.