• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Idiotët e një kohe idiote dhe pafuqia e shtetit: Ku i ka rrënjët tragjedia rrugore e së premtes?

26/06/2021
Aksidenti i frikshëm, shuhet familja me 4 anëtarë (VIDEO)

Ajo që ndodhi mëngjesin e së premtes, me shuarjen e një familjeje në një aksident, ndër më të rëndwt në vite, ku shkak qe shpejtësia e një të riu me një makinë luksoze, është dhe një sëmundje e kohës që jetojmë.

Është mes shumë atyre sëmundjeve, fenomeneve, trendeve, prirjeve, frymës, e cila ka të bëjë dhe me eshpin konsumerist.

Është një epsh që mjaft të mos kesh vetëfrenime etike, vetëdije dhe edukatë të mjaftueshme si një antikorp ndaj viruseve kërcënuese, dhe të merr para, të shndërron gati në kafshë, pa atë elementin e mendimit dhe etikës që e dallon njeriun nga gjallesat, me organe si ai por pa ndërgjegje, pa mend, pa shpirt.

Kafshë! – nga sa e sa gojë ka dalë, apo del në raste të ngjashme, kjo ofezë për ata që për qejfet e tyre, shfrenimet hedoniste, marrin jetë njerëzish. Kështu ndodhu pra të premten në aksin Fier – Vlorë.

Skenë e qartë: tre të rinj, me gjasë çakërqejf, në një automjet që nuk përkon me djersën apo aftësitë por me shprishjen e tyre karakteriale, marrin jetën e një familjeje modeste, nga ata që punonin e jetonin me djersë dhe që e shihnin si njerëz jetën dhe kuptimin e saj.

Edhe fizikisht, kafshë të tërbuara i vënë përpara, pa mëshirë, pa u funksionuar asgjë njerëzore, derisa u marrin jetën.

Çfarë duhet te lexojë shtetit në këtë rast, diçka që është brenda fuqive të tij? Atë që, për shkak të kohës së çmendur që jetojmë, realiteti është përplot bisha të tilla. Dhe nuk është si me krimin që fshihet apo ndodh të jetë i kamufluar.

Ata janë aty, çdo ditë, në rrugët e qyteteve, edhe ne ato nacionale; çapaçulë apo dhe të fortë në fillime garipllëku, duke ngarë makina të shtrenjta. Se ç’qënie idiote janë, para se të jenë vrasës, dallohen që nga muzika që dëgjojnë, idiote po si ata.

Më pas vjen pjesa e frikshme e tyre, e cila rrezikon apo merr dhe jetë, pasi shpejtësia është rrjedhojë e pashmangshme e llojit të makinës, si dhe e natyrës së tyre idiote.

Dhe jo të gjithë i kanë ato nga prindër biznesmenë; i kanë më së shumti nga burime që merren lehtwsisht me mend. Dhe, një shtet i përgjegjshëm, një polici në lartësinë e detyrës, do mjaftohej me një vetting rruge për t’u vënë free. Mjaft një ndalim dhe një vërtetim qoftë dhe gojor fillimisht se me ç’të ardhurash e kanë siguruar atë makinë.

Nuk është thjesht çështje gjobe apo ndëshkimesh klasike, duhet shkuar në rrënjë, duhen pamundësuar për atë stil jete që bëjnë.

Nuk është e lehtë sigurisht. Pesha e një kohe, po aq iditote që po jetojmë, ndodh të dalë mbi forcën e ligjit apo dorën e hekurt të një shteti. Vendos gjoba sa të duash, blloko patenta, fut në burg për alkool, marrëzia në rrugë nuk ndalet gjithsesi.

Por kjo që ca birbo leshpadalë, idiotë katastrofikë, të bëjnë ligjin në rrugë, të na fyejnë, poshtërojnë, në fund dhe të na vrasin, është e patolerueshme.(Tesheshi)

Related Posts

Skandali/ Qytetarja i kërkoi ndihmë, anëtari i KLP-së e ngacmon sek*ualisht (VIDEO)
Kryesore

Skandali/ Qytetarja i kërkoi ndihmë, anëtari i KLP-së e ngacmon sek*ualisht (VIDEO)

23/03/2026
Harta e re, “mali’ i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit
Kryesore

Harta e re, “mali’ i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit

23/03/2026
Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse Sabrina Carpenter përdori oksigjen gjatë performancës së saj në Bogota?

Pse Sabrina Carpenter përdori oksigjen gjatë performancës së saj në Bogota?

23/03/2026
Silvinjo nuk pyet për kartonët, por vendos të rrezikojë. Si pritet të luajë Kombëtarja ndaj Anglisë

Ters për mesfushorin e kombëtares, dëmtohet sërish dhe mbyll sezonin

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al