• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Idrizi: Himara, 90 % e banuar nga shqiptarë! Kujt i drejtohen në greqisht dy kandidatët?

01/08/2024
Idrizi: Himara, 90 % e banuar nga shqiptarë! Kujt i drejtohen në greqisht dy kandidatët?

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka reaguar në rrjetet sociale me anë të një postimi ku thotë se zgjedhjet në Bashkinë e Himarës po konsiderohen si në një bashki minoritare e me kandidatë minoritarë grekë. Idrizi shkruan se Himara është shqiptare dhe e banuar 90 % nga shqiptarë.

Ai shton se 2 kandidatët Gjikuria dhe Tavo flasin në publik në gjuhën greke dhe shtron pyetjen se kujt i drejtohen ata. Gjithashtu Idrizi shtron dhe pyetjen nëse rrezikojmë që kushdo të fitojë nga kandidatët, Himara të kthehet në kryedashin për Vorio-Epirin.

POSTIMI:

Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës po konsiderohen si në një bashki minoritare e me kandidatë minoritarë grekë.
#HimaraËshtëShqiptare
90 % e banuar nga shqiptarë.
10 % romë, vllehë e greqisht-folës.
Të dielën zgjidhet kryebashkiaku.
A dini gjë kujt i drejtohen këta kandidatët e PD-së dhe PS-së në gjuhën greke kur bashkia e Himarës nuk është minoritare?

Këta kandidatët e PD-së dhe PS-së bëjnë mirë të flasin greqisht në shtëpitë e tyre. A ju kujtohen zgjedhjet lokale të 2003-t kur PS dhe PD u bënë bashkë kundër Bollanos e vorio-epireshave?
A rrezikojmë që kushdo të fitojë nga këta, Himara të kthehet në kryedashin për Vorio-Epirin?
Dy fjalë për këtë Vorio-Epirin dhe vorio-epireshat…

Po si ka mundësi që Epiri i Veriut qenka i banuar nga grekët, kur Epiri i jugut (Çamwria, Janina, Follorina e Konica) janë të banuara që kur është njohur njerëzimi, nga jo-helenë?!!!!
Në 340-n p.e.s Straboni në veprën e njohur “Gjeografia e Kohës” përshkruan se helenët shtrihen deri në gjirin e Ambrakisë (sot Gjiri i Artës), pastaj jetojnë barbarët, pra jo-helenët.

Tuqiditi në veprën “Lufta e Peloponezit i përshkruan prapë Helenët deri në Gjirin e Ambrakisë.
Epiri banohej nga jo helenët e fiset ilire: Thesprotët, Kaonët, Molosët, me Lidhjen Epiriote e Pirron e Epirit, Despotatin e Artës me despotët Gjin Bue Shpata e Pjetër Losha, që në shekullin 13 ndaluan dyndjet sllave në Ballkan.

Çamëria e Abedin Pashë Dinos, Hasan Tahsinit, Muharrem e Haki Rushitit, Alush e Osman Takës, Çaparejve, Suliotëve, tre firmëtarëve të Pavarësisë, Musa e Ali Demit, Kol Idromenos, Mitrush Kutelit, Daut Hoxhës, Rauf Dinos e Beut Rexho Plakut, Bilal Xhaferrit e shumë e shumë figurave të shquara. Çamëria iu aneksua Greqisë vetëm në vitin e mbrapshtë 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, ashtu siç Kosova iu aneksua Serbisë.

Vetëm në Mars të vitit 1913, Çamwria u pushtua me zjarr dhe me hekur nga Greqia. Që nga antikiteti e deri në Mars të vitit 1913 nuk ka pasur asnjëherë debat historik se çfarë ishte Epiri; pra vazhdimësi Iliro-Shqiptare (Çame). Këto dy fjalë i kisha për Vorio-Epireshat dhe ata që i dëgjojnë e ngrohen në diell…

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Leonora Jakupi reagon pas kritikave për analizat në Big Brother VIP Kosova

Leonora Jakupi reagon pas kritikave për analizat në Big Brother VIP Kosova

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al