Parashikim i motit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Dita e martë do të shoqërohet me reshje shiu gjatë gjithë ditës, madje në pjesën veriperëndimore të vendit dhe në formën e shtrëngatave me rrebeshe e rrufe. Në orët e mbrëmjes në alpe, verilindje e lindje reshje dëbore. E gjithë paqendrueshmëria do të zgjasë deri mëngjesin e së mërkurës. Më tej do të na shoqërojë moti me diell. Gjithë kjo situatë parashikohet të pasohet dhe nga fuqizim i erës juglindje-veri, kryesisht në bregdet dhe deti i trazuar të martën e të mërkurën. Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.










