Vijojnë ndryshimet në radhët e drejtuesve të Bashkisë Gjirokastër. Së fundi kryebashkiaku Flamur Golemi ka emëruar drejtorin e ri të Kulturës dhe Trashëgimisë. Ai është Bledi Kaçi, aktualisht kryetar i PS Gjirokastër. Kaçi zëvendëson në këtë detyrë Kudret Alikajn, i cili do të vijojë të jetë i angazhuar në këtë drejtori si përgjegjës i Teatrit “Zihni Sako”. Bledi Kaçi ka studiuar për skulpturë.
©argjiroja.net