• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Iku nga Gjirokastra kur ishte 2 vjeç, rrëfehet babai i Çufos: Më dhanë çmim se qeshi Mehmet Shehu

21/11/2017
Iku nga Gjirokastra kur ishte 2 vjeç, rrëfehet babai i Çufos: Më dhanë çmim se qeshi Mehmet Shehu

Babai’ i Çufos, ishte biri i dy prindërve që nuk dinin as të hidhnin firmën. Qe veçse dy vjeç kur nga Gjirokastra, e sollën në Tiranë. Jetonte në një dhomë të vogël, të lagësht, të ngushtë. Qenë kaq të varfër. Në shkollë shkonte me këpucë të grisura. Librat e fletoret i mbante në një çantë prej lecke, vishej keq, dukej keq, ndihej keq. Ishte i shkurtër aq sa humbte në bankë.Mezi priste pushimin e gjatë në shkollë që të pinte pak qumësht pluhur, të merrte margarinë dhe galeta. Ishin ndihmat e UNRRA-s për vendet fitimtare të luftës. “Kam pasur një fëmijëri të tmerrshme”, – thotë Gaqo Bushaka për “Gazetën Shqiptare” kur e pyes nëse fëmijëria ka ndikuar në qasjen e tij të parë ndaj letërsisë për fëmijë.Nuk e pranon hapur që ka një lidhje mes fëmijës së palumtur që u rrit për të shkruar që të gëzonte fëmijët e një Shqipërie nën diktaturë. “Ata vuanin shumë”.

Megjithatë, shton se të paktën atëherë ishin të gjithë njësoj, ndaj shokët nuk të shanin. Të gjithë kishin kukulla prej  lecke, çantë prej lecke, topa prej lecke dhe një jetë, kishin të tërë një jetë prej lecke! Familjet e rrugës së tij, Karapicët e famshëm, e mbanin afër. “Jam rritur duke lypur”. Por ai nuk ka lypur në rrugë, as bukë. Ka lypur libra, nga kushdo, kurdo, duke krijuar një botë të re, brenda dhomëzës ku ngrysej e gdhihej. Merrte jetë borxh nga ilustrimet e librave. 74-vjeçari që kam përballë është ende një fëmijë në trupin e një burri. Një fëmijë i vuajtur që është bërë i fortë me zor, që burgos brenda atij trupi dhimbjen që e ka shtypur. 74-vjeçari që kam përballë është një mjeshtër që ende nuk i kanë dhënë pensionin special, ata që janë rritur me përrallat e tij. 74-vjeçari që kam përballë, është megjithëkëto një burrë krenar, si Petro Marko, si letërsia e tij. Ai ka vendosur që nëse mbetet, është për meritë të tij. 

74-vjeçari që kam përballë nuk lyp asgjë, nuk kërkon lëmoshë, por në zërin e tij ndjej zhgënjim për fëmijët që dikur bëri të lumtur e që sot janë rritur për të qenë burra të këqij, jo si ai. Ditëve të panairit e sheh nga një stendë në tjetrën si një vizitor i zakonshëm. Nuk kërkon vëmendje. Është ende fëmija i kahershëm që ecte nëpër Tiranën e qerpiçtë, me të njëjtën drojë e thjeshtësi. Kalimtari i zakonshëm përkrah nesh. Që nuk e vëmë re. Që e lëmë të kalojë duke harruar buzëqeshjet e fëmijërive pranë sobave kur na lexonin përralla.

Përrallat e tij. “Çufoja dhe bubi kaçurrel”, “Pushimet e Çufos” e “Çufoja në shtëpinë e çudirave” kanë rritur breza të tërë fëmijësh. Si shkrimtar i prozës së gjatë e romanit për fëmijë, ai është një ndër emrat më në zë të letërsisë për të vegjël prej 40 vitesh. Ndërsa Çufoja e bëri të njohur, nuk lihen mënjanë as përmbledhjet “Arushi që kërkonte babanë”, “Në ishullin e dallëndysheve”, “Amaneti i dhelprës”, “Përralla u la për nesër”. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai rrëfen fëmijërinë e varfër, shkrimet e censurën, miqtë e zhgënjimet, novelat e dobëta që shkroi me zor. Gaqo Bushaka është ulur përballë dhe është herë fëmijë e herë 74-vjeçar./ GSH.al

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

23/03/2026
VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al