Ndonëse doganierët janë në atë detyrë për të luftuar kontrabandën, ndodh që vetë ata fusin mall kontrabandë në territorin shqiptar.
Mbrëmë policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë një doganier të Kakavijës dhe një shofer. Ata u kapën pranë fshatit Vanistër ma mallra ushqimorë dhe ilaçe kontrabandë.
Të arrestuarit janë shtetasit Th.Ll, 61 vjeç (shofer) banues në Gjirokastër dhe Jani Kuco, 55 vjeç (doganier) banues në fshatin Bodrishtë, Dropull.
Sipas policisë, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në Vanistër, ora 21:30 në mjetin tip “Volsvagen”, të drejtuar nga Th.Ll, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash ushqimorë të ndryshme dhe një sasi medikamentesh, të cilat i kishin futur nëpërmjet Degës Doganore Kakavijë.