• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ilir Beqaj shpjegon pse Partia Socialiste merr të paktën 72 mandate në zgjedhje

18/01/2021
Ilir Beqaj shpjegon pse Partia Socialiste merr të paktën 72 mandate në zgjedhje

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Shkodrës është i bindur për një fitore të sigurt të së majtës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Deputeti i Partisë Socialiste tregon arsyet se përse sipas tij, e majta do të ruajë rezultatet e zgjedhjeve të kaluara në veriun e Shqipërisë.

“Është vlerësim bazuar në rezultatin e 2017-ës, në ecurinë katër vjeçare, në mënyrën si kemi reaguar ndaj 3-4 momenteve shumë të rëndësishme që ka kaluar qeveria.

Flas me shumë siguri për veriun, e njoh mirë për shkak se jam deputet i qarkut Dibër, kam vazhduar jetën politike në Kukës, kam qenë në qarkun e Kukësit në zgjedhjet vendore dhe jam që nga shtatori në Shkodër. Në këto qarqe ne nuk krijojmë asnjë disavantazh krahasuar me zgjedhjet e 2017.

Në Kukës kemi qenë 8000 vota më tepër. Në Kukës, gjatë këtyre 4 viteve kemi bërë investime, aeroporti është projekt konkret. Valbona është një potencial shumë më i madh politik. Me rritjet e bletarisë, gështenjave, të imtave ekonomia është më mirë në Valbonë. Në Kukës ka më shumë të ardhura nga nxjerrja e më shumë mineraleve.

Vermoshi, Lëpusha, Tamara, Shiroka, kanë marrë shumë zhvillim. Kemi rrugën e re nga Shkodra, rruga e re që fillon nga Lezha”.

Kryeqyteti është pikë e nxehtë për partitë në çdo zgjedhje. Por, Beqaj është i bindur kur thotë se 18 mandatet e marra në zgjedhjet e kaluara janë mandate të sigurta edhe për katër vjeçarin e ardhshëm.

“Tirana i ka të çimentuara 18 mandate, sepse me aq punë sa ç’është bërë në Tiranë, me aq sa kemi reaguar edhe prej tërmetit, rezultati është i sigurt. Reagimi i qeverisë sonë ka qenë ndër më të rrallat në Europë“.

Durrësin dhe Fierin, Beqaj i sheh si dy qarqet më të vështira për të fituar aq mandate sa në zgjedhjet e kaluara.

“Besoj se në dy qarqet ku ne kemi pasur pak rezervë për të marrë mandatin, Durrësi dhe Fieri, duhet shumë më tepër punë”. Synimin për 72 mandatet, deputeti i arsyeton si rezultat i të ardhurave në rritje për qytetarët.

“Paketa e buxheteve familjare matet çdo vit nga INSTAT. Konsumi mesatar i familjeve shqiptare është rritur vit pas viti. Është rritur më shumë se inflacioni. Hendeku midis familjeve që shpenzojnë më pak dhe atyre që shpenzojnë më shumë, pra midis të pasurve dhe të varfërve është ulur.

Nuk janë rritur shpenzimet për arsim nga xhepi i familjes, nuk janë rritur shpenzimet për shëndetësi, nuk janë rritur shpenzimet për ushqim”.

Sipas deputetit, duke vazhduar këtë analizë qark pas qarku, mund të bëhen 72 mandate. Beqaj thotë se rezultatet janë konkrete dhe për ta vërtetuar mund të pyesim banorët sa merrnin para 8 vitesh dhe sa marrin sot./ TCH

Related Posts

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim
Kryesore

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim

04/03/2026
edi rama, gledis nano, policia e shtetit
Kryesore

Gledis Nano: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

04/03/2026
Rrëzohet aksidentalisht dhe përplas kokën, ndërrron jetë 10-vjeçari shqiptar në Itali
Kryesore

Rrëzohet aksidentalisht dhe përplas kokën, ndërrron jetë 10-vjeçari shqiptar në Itali

04/03/2026
E rëndë në Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës
Kryesore

E rëndë në Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës

04/03/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

CR7 nuk braktis Al Nassr, portugezi qëndron në Riad, nis fazën e rikuperimit

CR7 nuk braktis Al Nassr, portugezi qëndron në Riad, nis fazën e rikuperimit

04/03/2026
Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim

04/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al