• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ilir Meta mbetet në burg! Dëshmia: U divorcova me Kryemadhin pasi te shtëpia e vjehrrës u gjet një kartë që…

26/06/2025
Ilir Meta mbetet në burg! Dëshmia: U divorcova me Kryemadhin pasi u zbuluan kartat e kreditit që…

GJKKO lë në qeli Ilir Metën. Pasi SPAK depozitoi në GJKKO prova të reja për çështjen e Metës, ky i fundit mori vetë pjesë në seancën e radhës ku kërkoi zëvëndësim të masës arrest me burg. Mbrojtja e kreut të Partisë së Lirisë, kundërshtoi provat e reja të SPAK, duke i hequr Metës çdo lloj përgjegjësie për lobimin e LSI në SHBA.
“Në këtë material prej 31 faqesh nuk pati asgjë të re, vecse organi procedurës përfundimisht u bind përsa i përket çështjes së kompanisë lobimit në favor të Partisë Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), ku personi nën hetim Z. Ilir Metaj, ashtu sic kishte deklaruar nuk ka asnjë lidhje me kontratat dhe pagesat e kryera”, tha avokati Kujtim Cakrani në sallë.
Sa i takon episodit të ri të korrupsionit që SPAK dyshon se ish-çifti Meta-Kryemadhi kanë përdorur një kartë bankare për blerje e shpenzime jashtë vendit të dhënë nga biznesmeni Ardian Shatku, mbrojtja e Metës ia ‘faturoi’ përgjegjësinë Kryemadhit. Avokati Kujtim Cakrani tha se Meta nuk ka qenë në dijeni të asnjë shpenzimi të Kryemadhit me këto karta. Madje sipas mbrojtjes, Meta vendosi edhe divorcin pasi nga kontrollet në shtëpinë e nënës së Kryemadhit u gjet një nga kwto karta.
“Si rezultat i kësaj veprimtarie dhe ushtrimit abuziv të pushtetit, palët kanë përfituar nga shtetasi Ardian Shatku dhe UNIFI, të ardhura të konsideruara, duke përfshirë përqindjen e fitimit si dhe pajisjen nga A. Shatku disa herë me karta krediti”, thuhet në akuzën e SPAK.
“Ky konkluzion është tërësisht tendencioz pasi nuk ekziston asnjë provë apo indicie që Z. Meta të ketë qenë në dijeni të përfitimeve të paligjshme apo të ligjshme të ish-bashkëshortes nga A.Shatku. Referenca për ndarjet e përqindjeve në celularin e Znj. Kryemadhi që pretendon SPAK-u, i takon Znj. Kryemadhi ta sqarojë. Akoma më tendencioze është përpjekja e prokurorëve për të paraqitur Z. Meta si bashkëpërfitues apo në dijeni të kartave të paligjshme që pretendon akuza, të cilat edhe vetë sipas saj janë vetëm në emër të Monika Kryemadhit, e cila sipas SPAK, rezulton edhe përfituese e tyre. Zoti Meta jo vetëm që s’ka qenë në dijeni të kësaj marrëdhënieje të paligjshme, por pasi ka mësuar se pas kontrollit në banesën e nënës së Znj. Kryemadhi, ekzistonte një kartë e tillë, por e papërdorur, sipas zonjës Kryemadhi, vendosi edhe divorcin ligjor me të duke e vlerësuar si shkelje të rëndë të besimit, të ligjit për një politikane me përvojë, por edhe në dëm të kauzave të tij politike. Z. Meta vetëm në seancën e parë, pas arrestimit të tij, në Gjykatë u njoh me përdorimin e kësaj karte në San Marino nga akuza.
Ndërsa për dy kartat e tjera është njohur vetëm ditën e komunikimit të akuzës si i pandehur më 27 Maj. Po kështu, organi i akuzës provon vetë se Monika Kryemadhi është e vetmja përdoruese e kësaj karte, dhe në asnjë raste të vetëm nuk provohet se Z. Ilir Metaj ka përdorur këto”, tha Mbrojtja.
Mbrojtja e Ilir Metës mohoi çdo lidhje të tij me biznesmeni Adrian Shatku, kushëriri i Kryemadhit, i cili në dosjen voluminoze të ish çiftit të bashkëshortëve del një prej personave me rol të rëndësishëm në aferat korruptive por edhe në pagesat e lobimit në SHBA.
“Adrian Shatku është personi i besuar i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit dhe sipas deklarimit të Fatime Kryemadhit, edhe kushëriri i largët i tyre”, thuhet në akuzën e SPAK.
“Edhe ky konkluzion është tendencioz, pasi nga i gjithë hetimi rezulton se Adrian Shatku është person i afërt me Monika Kryemadhin si dibranë dhe Ema Shatkun (Çokun), shoqe e afërt e Monikës. Për këto arsye ai ka qenë një person i njohur dhe i respektuar nga Ilir Meta, por asnjëherë as i besuari i tij dhe as në dijeni të ndonjë aktiviteti të paligjshëm apo të dyshimtë të tij.
Prej tetorit Meta ndodhet në qeli dhe kërkon zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë tjetër më të butë me argumentin se SPAK shkeli dhe nuk kishte paraqitur prej 8 muajsh asnjë informacion dy mujor mbi çështjen.
Metës i janë komunikuar akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë për dosjet e CEZ-DIA, lobimit në SHBA dhe hetimit pasuror. Me të njëjtat akuza Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë të pandehur edhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shkaku i vdekjes së Brigitte Bardot, ikonës së filmit që ndërroi jetë

Shkaku i vdekjes së Brigitte Bardot, ikonës së filmit që ndërroi jetë

28/12/2025
Lëvizja e Harry Styles që nxiti spekulime për rikthimin e tij në muzikë

Lëvizja e Harry Styles që nxiti spekulime për rikthimin e tij në muzikë

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al