Presidenti Ilir Meta, ka thënë gjatë një emisioni televiziv se do të japë kontributin e tij në politikë, duke qenë tepër aktiv. Ai ka thënë se vendi ka nevojë për fuqizimin e opozitës, e Meta do të bëj pikërisht këtë gjë.
“Sigurisht që vendi ka nevojë për fuqizimin e opozitës, dhe unë do të jem pikërisht në këtë angazhim.
Mendoj që problemi kryesor që ka sot vendi është rikthimi i sovranitetit të popullit ndaj politikës dhe institucioneve. Kjo është edhe detyra ime 30 vitet e ardhshme.
Deri tani prioriteti im kryesor ka qenë integrimi europian dhe kam thënë që për hir të integrimit kemi cenuar sovranitetin. Por kjo jo vetëm që sovranitetin e ka cenuar por edhe integrimin nuk e ka përshpejtuar. Tani në 30 vitet që vijnë do forcojmë më shumë sovranitetin”, tha Meta.