Këtë të hënë, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë një mbledhje me rëndësi. Kjo pasi në fokus të takimit të socialistëve do të jetë çështja e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe kërkesa për autorizimin e vijimit të masave ndaj saj.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama konfirmoi takimin.
Gjatë mbledhjes do të bëhet edhe leximi i raportit të përgatitur nga pesë anëtarët socialistë të përfaqësuar në Këshillin e Mandateve, përmes së cilit do të qartësohet qëndrimi zyrtar i mazhorancës për këtë çështje.
Raporti është hartuar nga deputeti socialist dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.
Në mbledhje pritet të jetë e pranishme edhe ish-zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku.
Gjithashtu, kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një fjalim para deputetëve të PS-së, për të shprehur konkretisht qëndrimin e partisë dhe shumicës për çështjen









