• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Inceneratorët, Basha: Vjedhja e shekullit nuk bëhet pa e ditur Rama, askush s’ka ngjyer gishtin pas shpinës së tij

20/02/2022
Afera e “Toyota Yaris”, Basha i përgjigjet Berishës: Sa poshtë paske rënë që sjell akuzat e Ramës

Në një konferencë për shtyp këtë të diel, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë dhe njëherë përgjegjës kryesor kryeministrin Edi Rama për aferën e inceneratorëve. Sipas tij, vjedhja e shekullit nuk bëhet pa e ditur kryeministrin i vendit.

Përpara gazetarëve, Basha tha se brenda një dite janë bërë 17 akte shtetërore, duke i dhënë 23 milion euro Klodian Zotos. Duke u ndalur te dëshmitarët në Komisionin Hetimor, Basha tha se ata janë zyrtarë të detyruar të firmosin dhe për këtë arsye belbëzojnë ne lot në sy.

Sipas kreu të demokratëve ky komision ka faktuar denoncimet e PD. Siç thotë ai, askush nuk ka ngjyer gishtin pas shpinës së kryeministrit sepse nuk është bërë asgjë pas shpinës së tij.

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:

Shqiptarët e dinë mirë që të marrësh nj vulë nga ky shtet të vërdallisin me javë për gjënë më të thjeshtë. Por po kështu kanë parë falë insistimit të anëtarëve tanë të PD dhe kryetares së komisionit sesi zyrtarë të shtetit nuk japin dot shpjegim se përse 23 milion euro të këtij shteti janë dhënë pa asnjë procedurë.

Dje në një takim me punëdhënës mu kujtua se një kompani privare hap tender merre tre oferta para se të vendosë fituesin, por edhe një kryefamiljar përpara se të vendosë ku do blejë tullat dhe llacin shikon në 2-3 vende. Edhe një amvisë për të blerë një tenxhere shikon për 2-3 dyqane. Këta me paratë tuaja brenda një dite kanë ërë 17 akte shtetërore.

Tani ne e shohim njëri-tjetrin dhe sigurisht ekrani akoma nuk ofron mundësinë e nuhatjes. Të dashur shqiptar kur dëgjoni këto fakte çfarë ere ju vjen, çfarë ere qelbet? Për një copë letër ju sjellin vërdallë me muaj, dhe këta për një ditë kalojnë 17 akte zyrtare. Shpallin fitues në të njëjtë ditë që ka bërë ofertën dhe japin 23 milion euro, paratë tuaja. Kjo vjen era vjedhje, e pastër.

Pyetja e dytë që kam. Drejtoresha e Prokurimit Publik tha unë nuk kam asnjë dokument për inceneratorin e Elbasanit. Kush ka firmosur? Ëngjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i kryeministrit. A ka mundësi në këtë Shqipëri me këtë njeri që të bëhen 17 akte në ditë, që të ketë mendime kundër nga institucionet shtetërore, që agjencia e prokurimeve publike të mos dijë asgjë, që sekretari i përgjithshëm të firmosë diçka që rezulton 23 milion euro pa e ditur Edi Rama, po kjo ka mundësi? Si ua pret mendja bashkëqytetarët e mi të dashur , a ka mundësi të ndodhë kjo pa e ditur Edi Rama? dhe kjo është arsyeja kryesore që shumica e atyre që u thirrën javën e kaluar iu dridhej buza dhe nxorën lot. Nuk i kemi trembur. Thjeshtë u kemi kërkuar fakte. Pse tremben këta zyrtarë, pse iu dridhen buza, pse qajnë? Çfarë tregojnë këto lot, asnjëri prej përfaqësuesve tanë nuk u ka drejtuar armë. Sepse kanë frikë nga e vërteta, kanë frikë nga ajo që kanë bërë. Një pjesë po thonë që e kanë bërë, por nuk e dinë që e kanë bërë. Që nga ai që thoshte 9 milion lekë unë nuk i kam parë me sy dhe deri te këta të tjerët që në mes të lotëve belbëzuan gjëra që nuk kishin kuptim. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse urdhërua mbyllja e komisionit para dy javëve. Shqiptarëve u janë vjedhur 430 milion euro dhe këta janë detyruar të firmosin në kundërshtim me ligjin. Kolegët socialistë kanë marrë përsipër të pengojnë ardhjen e tyre në komision.

Si u ngjyka gishti pas shpinës së kryeministrit? Çfarë kryeministri është ky? Asgjë nuk ka ndodhur pas shpinës së tij. Faktet janë në dritë të diellit. Java e parë i ka provuar të vërteta të gjitha denoncimet e PD. Vjedhja e shekullit nuk bëhet pa e ditur kryeministri i vendit.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al