Fredi Bejleri, kryetari i OMONIA në Himarë tha sot se një vit pas vrasjes së ekstremistit grek, Kostandin Kacifas, ku sot do të mbahet në fshatin Bularat ceremonia përkujtimore, ende nuk është zbardhur ngjarja.
“Pas një viti ende nuk është sqaruar situata, arsyeja pse u vra. Janë kthyer dhjetëra persona në Kakavijë.
Shqipëria që do të hyjë në Evropë nuk respekton të drejtat e njeriut. Ka një klimë terrorizmi në minoritet dhe kjo është arsyeja pse nuk erdhën njerëzit”, tha ai.
Nderkohe me heret një incident ka ndodhur në nisje të ceremonisë përkujtimore në një vjetorin e vrasjes së ekstremistit grek, ku një prej shtetasve pjesëmarrës në këtë ceremoni, nuk i ka lejuar gazetarët shqiptarë të filmojnë meshën për Kacifas. Vetëm mediat greke u lejuan të hynin brenda në varreza.
Mes britmave dhe sharjeve, siç shihet ne kete video ai i ka kërkuar gazetarëve të largohen.
“Nuk ju duam. Nuk na doni ju, nuk ju duam edhe ne. Pse e vratë djalin? Na thoni pse e keni vrarë djalin? Pse po vini këtu? ikni qërohuni!” bërtet personi në shqip.
Më pas në greqisht i eshte drejtuar mediave shqiptare: “Jeni turq, vrasës”.
Në Bularat për të marrë pjesë në ceremoni ka mbërritur edhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule por nuk ka dashur të flasë për mediat.
Pervjetori i Kacifas, flet Fredi Bejleri kryetar i Omonias, Himarë on Vidnews.









