Një moment i sinqertë dhe emocional është ndarë në “Ferma VIP”, ku Indri ka hapur zemrën gjatë një bisede me Vanesën, duke treguar për periudhën e vështirë pas ndarjes nga bashkëshortja dhe ndikimin e saj në jetën e tij.
Gjatë bisedës, ai është shprehur se ende nuk e sheh veten në një lidhje të re, pasi po përpiqet të përballojë dhe të shërojë plagët emocionale që ka lënë pas ndarja.
“Nuk ia kam lejuar vetes të mendoj veten me dikë tjetër në këtë periudhë, plus edhe ndarja do kohë për t’u shuar 100 për qind, sepse janë trauma të mëdha, mos e provofsh nga njëra anë”, tha ai.
Indri ka theksuar se përjetimi është edhe më i thellë për shkak të faktit që marrëdhënia e tij kishte sjellë në jetë një fëmijë, çka e bën ndarjen edhe më të dhimbshme.
“Sepse ti nuk e bën një fëmijë me dikë me idenë që të ndahesh, nuk e pret, është traumë. Kështu që këto gjëra bashkë më kanë bërë që në mënyrë të fortë të vendos barriera dhe sinqerisht nuk kam provuar kurrë një atraksion, një interes të tillë në këto dy vite”, është shprehur ai.
Ky rrëfim ka ardhur në një moment afrimi mes tij dhe Vanesës, teksa dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit brenda formatit. Biseda ka nxjerrë në pah një anë më të ndjeshme të Indrit, duke treguar se ai ende po përjeton pasojat emocionale të së shkuarës.
Ky moment ka prekur edhe publikun, duke sjellë më shumë empati dhe mirëkuptim për situatën e tij personale.









