Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral, është infektuar me COVID-19 gjatë grumbullimit me ekipin e vet kombëtar, Turqinë. Ai i ishte bashkuar ekipit kombëtar, megjithëse kishte qenë i lënduar dhe mediat italiane raportojnë se ai ka dalë pozitiv në testin për koronavirus javën e kaluar, .
Gazeta torineze Tuttosport raporton se Demiral mund të kthehet në Torino përmes një fluturimi mjekësor, ngjashëm siç kishte bërë Cristiano Ronaldo në tetor, kur ishte kthyer nga Portugalia i infektuar me koronavirus.