• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Intervista/ Donald Rapo: Luftëtari do përsërisë sezonin e shkuar, me Shkurtajn do jemi më të fortë

06/11/2017
Intervista/ Donald Rapo: Luftëtari do përsërisë sezonin e shkuar, me Shkurtajn do jemi më të fortë

Luftëtari e ka mbyllur fazën e parë të kampionatit me 8 pikë, shumë larg asaj që pritej nga drejtuesit dhe tifozët e tij. Ka ndryshuar trajner pak javë më parë dhe të shtunën ka regjistruar fitoren e parë në Gjirokastër, ku ka mundur 2-0 Lushnjën. Kjo fitore është konsideruar si pika e kthesës për skuadrën jugore, që ka prodhuar lojë, por ka lënë shumë pikë për arsye të ndryshme. Ka dy ndeshja të tjera radhazi në shtëpi dhe ky është  një shans për të fituar terren në klasifikim. 

Donald Rapo është autori i golit të dytë në fitoren me Lushnjën për Luftëtarin. Mbrojtësi kryeqytetas u aktivizua si zëvendësues në këtë ndeshje dhe realizoi golin e sigurisë.

27-vjeçari që luan sezonin e tretë me Luftëtarin, në një intervistë për “VIP SPORT” thekson se janë sërish shanset për një sezon si ai i vjetshmi, ku skuadra e tij u rendit në 4 vendet e para. Rapo beson se me aktivizimin edhe të Vasil Shkurtajt në gjysmën e dytë të kampionatit, Luftëtari do të jetë një ekip me potencial të madh.

Më në fund Luftëtari, pas shumë lojërash të mira po pa rezultat, arrin të fitojë një ndeshje shumë të rëndësishme. Cili është vlerësimi juaj për ndeshjen me Lushnjën?

Kishim disa javë që krijonim lojë të mirë, por nuk po merrnim rezultat pozitiv. Na ka ndodhur kështu me Kukësin, por edhe me Skënderbeun në Korçë. Ndeshjen me Lushnjën e kishim vlerësuar shumë edhe me lojën e mirë që krijuam, arritëm fitoren e parë në shtëpi. Tani jemi më të qetë dhe më entuziastë, por mendoj se kemi bërë vetëm detyrën.

Këtë radhë Luftëtari sikur vuajti në lojë. Mos pati shenja  nënvlerësimi, pas golit të avantazhit?

Pas golit të parë kishim edhe shumë raste të tjera shënimi për ta mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë. Nuk pati shenja nënvlerësimi. Mendoj se loja e Luftëtarit në ndeshjen e fundit  ishte e mirë dhe nuk vuajtëm për fitoren, pavarësisht ndonjë momenti, kur kundërshtari mund të na ketë rrezikuar.

Me ardhjen e trajnerit Hasan Lika, çfarë ka ndryshuar në ekipin tuaj?

Me ardhjen e profesor Hasan Likës, loja e ekipit ka ndryshuar. Pak a shumë, e kemi kuptuar stilin e lojës që ai kërkon dhe po mundohemi t’i përgjigjemi në fushë.

Çfarë vështirësish kishte ekipi në kohën që drejtohej nga trajnerët uruguaianë?

Me dyshen uruguaiane në stol besoj se Luftëtari kishte një stil loje ndryshe, që për kampionatin shqiptar ndoshta nuk ishte shumë e përshtatshme. Kishim më shumë lirshmëri në lojën përpara dhe mbroheshim vetëm me 6 lojtarë. Gjithsesi, duhet pranuar se kemi bërë lojëra të mira, por rezultati na ka munguar.

Sa po e ndjeni mungesën e një sulmuesi të mirëfilltë gjatë kësaj kohe?

Besoj se Luftëtari nuk po e ndjen shumë mungesën e një sulmuesi të mirëfilltë. Kemi një sulmues si Eri Lamçja, por i gatshëm është edhe Leo Përgjini për momentin. Në janar do të kemi në ndeshjet zyrtare edhe sulmuesin Vasil Shkurtaj, i cili do të na ndihmojë shumë me cilësitë që ka. Në gjysmën e dytë të kampionatit do të jemi më mirë.

Keni edhe dy ndeshje te tjera radhazi në Gjirokastër. Çfarë parashikoni në përballjet me Teutën dhe Laçin?

Janë dy ndeshje shumë të vështira ato që kemi përpara, si me Teutën, ashtu edhe me Laçin. Objektivi ynë i vetëm për këto 180 minuta në Gjirokastër është marrja e 6 pikëve, por ndoshta edhe me 4 pikë do të jemi të kënaqur. Asgjë nuk mund të parashikohet në fakt, sepse ky kampionat po tregon se nuk ka të bëjë fare faktori fushë. Çdo ekip mund të fitojë jashtë dhe të mundet në fushën e tij. Dua të them se ka pak diferencë fakti se luan brenda apo jashtë fushe.

Në aspektin personal, sa i kënaqur jeni te Luftëtari dhe çfarë synoni te arrini me këtë ekip?

Besoj se mund të jap më shumë për ekipin. Dua të bëjmë një kampionat të suksesshëm si sezonin e kaluar. Pse të mos renditemi ndër 4 ekipet më të mirë të Superligës…? I kemi besim dhe gradualisht do të ngrihemi në këtë nivel.

Related Posts

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës
Sport

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës
Sport

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)
Sport

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

19/12/2025

Harry Kane “përkëdhel” talentin Karl: Ka qenë fantastik, ka cilësi të jashtëzakonshme
Sport

Harry Kane “përkëdhel” talentin Karl: Ka qenë fantastik, ka cilësi të jashtëzakonshme

19/12/2025
Marseca pasuesi i Guardiola-s? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City
Sport

Marseca pasuesi i Guardiola-s? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City

19/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al