• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Intervista e Ramës tek EuroNews në Greqi, reagon OMONIA: Mashtroi për të drejtat e minoritetit

31/10/2019
Intervista e Ramës tek EuroNews në Greqi, reagon OMONIA: Mashtroi për të drejtat e minoritetit

Organizata OMONIA ka reaguar pas invervistës së kryeministrit Edi Rama në Euronws në Greqi, ku foli ndër të tjera edhe për respektimin që i bëhet të drejtave të minoritetit në Shqipëri. Përmes një deklarata OMONIA thotë se kjo nuk është e vërtetë. Sipas tyre kryeministri Edi Rama ka gënjyer. Më poshtë deklarata e plotë e OMONIA-s.

Me taktikën gjerësisht të njohur të zbukurimit fals të situatave reale dhe gjendjes që kalon Minoriteti Etnik Grek, në një intervistë televizive në EuroNews, në kuadër edhe të takimit të tij me Kryeministrin Helen, z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, bëri deklarata, që në mos tjetër gjë provokojnë haptaz.

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek, duke ngulur këmbë në pozicionin se nuk mund të realizohet politikë që ka për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes, pa një qasje të sinqertë dhe përcaktim të problematikës, denoncon Kryeministrin z. Rama, nga njëra anë për dygjuhësi dhe nga ana tjetër për diselasticitetin e faktuar të tij dhe mungesë të vullnetit thelbësor, për qëndrim dashamirës të shtetit ndaj problemeve që preokupojnë pjesëtarët dhe komunitetet e MEG. z. Rama me mentalitetin strucian ka përshtypjen se ka për të vijuar politikën e privimeve të të drejtave themelore dhe të sanksionuara të pjesëtarëve të MEG për të vazhduar gjithashtu represionin dhe në fund të fundit braktisjen e përpjekjeve për promovim të politikave të tjera që do të përafrohen me standartet europiane dhe sa përcaktojnë praktikat më të mira ndërkombëtare. Duke gënjyer veten e vet ka përshtypjen gjoja se do të gënjejë edhe përfaqësuesit politikë të MEG dhe opinionin e tij.

E përgënjeshtrojnë madje raportet e ndërkombëtarëve nëse nuk mjaftohet nga denoncimet tona të kohëpaskohshme, për sa fenomene negative zhvillohen në dëm të MEG dhe u referohen si të drejtave universale të njeriut edhe atyre me natyrë speciale për minoritetet. Sinjifikative është Raporti relativisht i freskët i Komitetit Mbikëqyrës për Zbatimin e Konventës Kuadër për Mbrojtjen e të Drejtave të Minoriteteve Etnike të Këshillit të Evropës. Aty nuk kanë vend propagandat e tipit të intervistës së tij dhe as deklamimet kryesisht për konsum të brendshëm.

Duke u fokusuar tek dy çështjet që preku intervista dhe që madje janë tema të ditës: grabitja e pasurisë së paluajtshme në rajonet bregdetare dhe jo vetëm ku jetojnë grupe të konsiderueshme numerikisht pjesëtarësh të MEG dhe në atë të vetdeklarimit të vullnetshëm të identitetit etnik. Vetëpërgënjeshtrohet brenda pak orësh pas intervistës në fjalë. Nëse sikundër pretendon këto çështje janë rregulluar atëherë përse pas takimit me homologun Helen deklaron se ka për të marrë në konsideratë problemet për të gjetur zgjidhje në referencë të kërkesave të MEG?

Natyrisht sipas zakonit të tij hedh baltën se ekzistojnë qarqe që i zmadhojnë problemet me qëllim të bërit politikë me to. Jemi mësuar me në këtë lloj lufte por nuk përbën turp, përkundrazi, është detyrimi ynë të sjellim në dritë problemet dhe padrejtësitë në dëm të Helenizmit autokton.

Denoncojmë se Qeveria Rama duke vonuar miratimin e akteve që rrjedhin nga Ligji vendas për Mbrojtjen e Minoriteteve Etnike sikundër gjithashtu të Ligjit mbi Regjistrimet e Popullsisë, në thelb synon të fitojë kohë në kuadrin e Procesit të radhës së Censusit. Deri më tani detyrimi për respektimin në praktikë të së drejtës për vetëidentifikim të vullnetshëm të origjinës etnike mbetet i parealizuar dhe zotimet për aplikim të parimit në Cens 2020, është juridikisht pezull.

Praktikat përsa i përket sanksionimit legal të pasurisë së paluajtshme të individëve, komuniteteve, kishave dhe manastireve, nuk kanë nevojë për përshkrim. Janë në përmbajtjen e aq raporteve të detajuara dhe pohohen edhe prej vetë funksionarëve shtetarë. Enti i Investimeve Shqiptare nga ana tjetër, përbën instrument të dhunshëm të shtetëzimit të pasurive të paluajtshme me vlerë të lartë turistike dhe këtë e ka denoncuar opozita por kryesisht organizma të specializuar ndërkombëtarë dhe më së fundi dhe qartazi Banka Botërore.

Përsa i përket respektimit të së drejtës së besimit dhe lirive fetare mjaftohemi duke ju referuar rastet ku akoma edhe kisha (vende të shenjta adhurimi) nuk janë dhënë komuniteteve dhe vijojnë të sakrilegjohen me përgjegjësi shtetërore: e Tërëshenjta në Përmet, Manastiri i Fjetjes në Dragot, Shën Nikolla në Xarrë, Ungjillëzimi në Libohovë etj.

Logjika e të ashtuquajturave zona minoritare, e cila gjatë gjithë kohës nga rënia e regjimit komunist është denoncuar nga raportet vjetore të State Department, vijon të përbëjë faktorin bazik frenues në realitetet e privimit nga një sërë të drejtash për grupe të mëdha banorësh të përkatësisë Helene, jashtë atyre. Bëhet fjalë për të drejtat në përdorimin e gjuhës amtare, mësimit të gjuhës Helene, arsimimit publik për fëmijët e të tjera të lidhura me to. Kjo është gjendja të cilën z. Edi Rama refuzon ta kundroj ose ndoshta të jetë pasojë e logjikave objektivave të tij politike për dehelenizimin e trojeve tona amtare. Realiteti nuk mund të zbukurohet në mënyrë artificiale sado gënjeshtar i shquar të jetë personi që ndërmerr tentativë.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al