• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

INTERVISTA/ “Kam besim te Tirana! Shpëton? Iu them se…”, analiza e Ahmataj: Kualifikimi në Play Off arritje e madhe, Botërori mrekulli (VIDEO)

23/01/2026
INTERVISTA/ “Kam besim te Tirana! Shpëton? Iu them se…”, analiza e Ahmataj: Kualifikimi në Play Off arritje e madhe, Botërori mrekulli (VIDEO)

Nga gara e kampionatit deri tek kombëtarja. Trajneri i njohur, Juljan Ahmataj, në një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24, bëri analizën e tij. Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, ai tha se Tirana mund të shpëtojë. Ahmataj gjithashtu “duartroket” Kombëtaren për arritjen në Play Off dhe shprehet se kualifikimi në Botëror do të ishte mrekulli.

Juli, pas dy vitesh u larguat nga stoli i ekipit përfaqësues U-19, pse ky vendim?

Dy vite janë mjaftueshëm dhe duhej diçka e re. Patjetër që aktiviteti ishte kënaqësi e madhe. Një falënderim shkon për presidentin që më dha këtë mundësi.

Çfarë plani keni për të ardhmen, kishit një plan B, kishit ndonjë ofertë në tavolinë?

Mendoj që nuk e bëra këtë lëvizje për të shkuar nga kombëtarja në një skuadër tjetër. Nuk duhet të përdoret, nuk është shumë etike që një trajner të shkojë nga kombëtarja në një klub.

Pyetja që shtrojmë shpesh tifozët, ambienti sportiv. A ka talenti futbolli ynë? Si është situata me ekipet zinxhirë? Çfarë duhet të presim në të ardhmen?

E ardhmja është e sigurt. Pavarësisht se në Shqipëri ka plot talente të cilët zhvillohen dhe shkojnë nëpër klube dhe vijnë më pas japin kontribute për kombëtaren, Shqipërisë po i rritet një brez shumë i artë, fëmijët e emigrantëve. Me të vërtetë, shqiptarët shquhen si një popull që punon fort. Ne sot shikojmë lojtarë shqiptarë që shkelin arena të mëdha. Kjo na bën krenar.  E ardhmja është e sigurt, shumë talente po prekin skena të mëdha.

Në statusin tuaj, më bëri përshtypje një detaj, “në mars, ekipi kombëtar do bëj ëndrrën Botëror realitet, shkruanit, e besoni realisht këtë?

Patjetër që e besoj, të gjithë që merren me futboll e dinë se magjia e futbollit është shumë e madhe. Në futboll nuk fiton gjithmonë favoriti. Ne kemi qenë konstant në të gjitha përformancat tona.

Ajo që më shqetëson është forma e legjionarëve kuqezi këtë periudhë. Një pjesë e rëndësishme, lojtar si Ismajli, Berisha etj, janë të dëmtuar, një pjesë tjetër si Asllani, Mitaj, Hysaj etj nuk aktivizohen fare, a mund të ndikojë kjo situatë, ose më saktë çfarë i druhesh më shumë?

Të arrish një rezultat të mirë, duhet të mbledhësh të gjitha elementët që të dërgojnë në një skuadër shumë të pathyeshme. Pavarësisht situatave që kanë patur lojtarët në momente të caktuara, këto janë ndeshje shumë të rëndësishme. Mendoj se pavarësisht këtyre që janë të vërteta, kombëtarja jonë ka shumë elementë, stafi jonë e ka analizuar mirë dhe mendoj se në fushë do kemi një skuadër konkurruese.

Ndërkohë, po kalon një super formë Ernest Muçi, mendon se Sylvinho këtë herë do ndryshojë, do e ftojë në Kombëtare. A mund të jetë Muçi karta fituese për në mars?

Të gjitha këto i lumturojnë trajnerin dhe stafin. Mendoj se ata i analizojnë më mirë ndeshjet dhe kundërshtarin. Forma e mirë e lojtarëve patjetër që i dërgon drejt aktivizimit.

Mund të jetë Muçi një Jasir Asani ndaj Polonisë, po shënon super gola..

Për të dy më bëhet qejfi, janë produkt i kampionatit shqiptar. Mendoj se janë lojtarë që mund të zgjidhin situata.

Një tjetër lojtar në super formë është edhe Anis Mehmeti, por për Mehmetin Sylvinho thekson se ka shumë trafik në krahun e tij, në këndvështrimin tënd, a e meriton Mehmeti të ftohet. A e ka Shqipëria luksin të lë jashtë dy lojtarë të tillë si Mehmeti dhe Muçi?

Lojtarët e mirë që rriten në Europë apo diku tjetër, mendoj se mund të jenë të dobishëm për kombëtaren tonë. Por, stafet janë të kujdesshme, sepse futbolli luhet për të fituar. Duke patur një skuadër fituese, është shumë e rrezikshme nëse fut në gjirin e kësaj skuadre lojtarë të rinj. Të  gjithë lojtarët që po përmendim, me të vërtetë është periudha e kohës që po i lë jashtë fushës. Skuadra po luan mirë, titullarët kanë qenë në formë dhe nuk kanë çeduar asnjë. Hyrjet duhet të jenë të kujdesshme. Në këtë aspekt, e mira është që të gjithë t’i besojnë zgjedhjes së stafit.

Për ta mbyllur me Kombëtaren. A është Polonia rivali më i fortë, pengesa më e madhe për të shkuar në Botëror

Patjetër që ëndrra e Botërorit, është arritje shumë e madhe. Kjo falë punës dhe të gjitha ambicieve që ka ai institucion  që quhet FSHF. Mendoj që ne kemi bërë maksimumin. Kushdo që të ishte rival në këtë fazë, do të ishte rival shumë i fortë. Nëse ne arrijmë Botërorin, do të ishte mrekulli.

Ndërkohë, në Shqipëri, është periudhë merkatoje dhe ekipi që ka ndërhyrë më shumë është Tirana, ish ekipi juaj. E prisje Juli një Tiranë të tillë, prej dy vitesh lufton për mbijetesë?

Po flisnin për ndryshimin e skuadrave dhe Tirana e ka prishur shumë herë skuadrën në këtë periudhë. Ka larguar lojtarë që në skuadër ishin të stabilizuar. E kemi parë që në verë ishte ndërtuar një skuadër e re, tani po ndërtohet një skuadër tjetër. Mendoj se Tiranës nuk i takon të jetë aty.

Pse është Tirana në këtë gjendje? Të shumë janë që flasin për probleme financiare etij, por po investon sërish miliona në merkato.

Nuk mendoj se është kjo pjesë. Nuk mendoj se ka mbetur njeri pa marrë financat te Tirana. Te Tirana ky ndryshimi i tepërt i organikës së skuadrës, kjo ka sjellë oshilacionet. Në raste të ndryshme, ka ndodhur edhe për mirë, edhe për keq. Ky ndryshimi drastik që po bëhet në janar, e ka forcuar skuadrën. Në këtë skuadër duhet më shumë besim.

Dabulla, por dhe një shumë ish të tjerë e konsiderojnë të rënë, por ky diskutim ishte përpara janarit. Ti si mendon, shpëton Tirana këtë sezon?

Me patjetër që po, është pothuajse 4 pikë dhe matematika të lejon të bësh të gjitha kombinimet e duhura. Ka pikë në lojë që mund të përmbysin shumë gjëra. Tirana ka pikët e mjaftueshme për të shkuar në katërshe. Edhe kjo mund të ndodhi. Mendoj se të gjithë kanë këndvështrimin e tyre dhe këta lojtarë shumë të mëdhenj të Tiranës. Kanë parë projeksionin e skuadrës nga shtatori deri në dhjetor. Po ta shikosh, projeksioni ka qënë në regres.

E konfiguruar duket edhe gara për titull, me Egnatia, Vllaznia, Elbasani dhe Dinamo në katër vendet e para, në pozita të forta, mendoni se deri në fund do të jetë kjo katërshja e Final4?

Mendoj se nuk do përjashtoja Teutën, ka patur disa ndryshime. Të 5-ta këto skuadra, duke mos përjashtuar as Partizanin, matematika është në lojë. Partizani është ekip me  tradita që mund t’i bashkohet garës. Mendoj se këtu dinamikat janë specifike. Vllaznia bëri hapin e madh në fillim, por pati një stepje, efektet janë të shumta, dëmtimet mund të jenë të shumta. Në futboll rëndësi ka periudha mars-prill. Në atë periudhë kush skuadër të ketë formën më të mirë, do bëjë diferencën dhe do shpallet kampion.

A mundet Partizani të futet në këtë katërshe, 7 pikë larg Dinamos, nëse po, kujt mund t’ia marr vendin?

Të gjitha skuadrat që janë atje, mund të çedojë secila skuadër. Eksperienca në futboll është shumë e rëndësishme. Ata ekipe që kanë njerëz me përvojë që e mbrojnë skuadrën nga oshilacionet, mendoj se do jenë skuadrat më të stabilizuara. Të dyja skuadrat që po tentojnë të arrijnë Final Four, si Partizani dhe Teuta, mendojnë se janë skuadra të këtij niveli.

A mendon se formula e re do të ndikojë në garën për titull. Si vlerësoni këtë ndryshim këtë sezon?

Ndryshimet e formulave sjellin risi. Mendoj se është e sfumuar Final Four. Është pak e sfumuar Final Four, sepse pikët ekzistojnë te skuadrat, pavarësisht se do ndahen katërshja që lufton për titull.

Mes katër ekipeve të para, ke sheh ekipin më të kompletuar, kë sheh favorit në garën për titull?

Kjo e dyta shumë e vështirë për t’u gjetur. Dinamikat e kampionatit kanë qënë shumë të ndryshme, pamë Tiranën që thonin që ishte e rënë, por punoi shumë dhe tani po jep sinjale. Me të vërtetë, të gjitha skuadrat që nga fillimi, nuk kanë shumë diferenca. Kjo garë është e fortë me 10 skuadra.

Favoriti në garën për titull…

Mendoj që një hap përpara ka Egnatia, pasi është kampion prej 2 vitesh. Të gjitha sfidantët e tjera kanë armët e tyre. Elbasani është skuadër e fortë, shumë e vështirë që ta mposhtësh. Me të vërtetë kur luan ndaj skuadrave të forta, jep përformancë që të dërgon te titulli. Vllaznia është ekip që me vrullin e saj dhe me futbollin që e ka traditë, pavarësisht aktivizimeve të djemve të ri, ka gjithmonë  futboll dhe futbolli të dërgon te rezultatet. Mendoj se këto skuadra, rëndësi ka kush ruan stabilitetin dhe kalon krizat e vogla. Nuk e ndan dot kush do të fitojë.

Related Posts

INTERVISTA/ “Kam besim te Tirana! Shpëton? Iu them se…”, analiza e Ahmataj: Kualifikimi në Play Off arritje e madhe, Botërori mrekulli (VIDEO)
Sport

INTERVISTA/ “Kam besim te Tirana! Shpëton? Iu them se…”, analiza e Ahmataj: Kualifikimi në Play Off arritje e madhe, Botërori mrekulli (VIDEO)

23/01/2026
ZYRTARE/ Befason Anis Mehmeti, prezantohet tek ekipi i ri: Jam i uritur…
Sport

ZYRTARE/ Befason Anis Mehmeti, prezantohet tek ekipi i ri: Jam i uritur…

23/01/2026
ZYRTARE/ Befason Anis Mehmeti, prezantohet tek ekipi i ri: Jam i uritur…
Sport

ZYRTARE/ Befason Anis Mehmeti, prezantohet tek ekipi i ri: Jam i uritur…

23/01/2026
Basketbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Spiro(Pirro) Koleka
Sport

Basketbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Spiro(Pirro) Koleka

23/01/2026
“Tym i bardhë” në Milano, Tare bind Maignan, gati firma në kontratë, La Gazzetta zbulon detajet
Sport

“Tym i bardhë” në Milano, Tare bind Maignan, gati firma në kontratë, La Gazzetta zbulon detajet

23/01/2026
Është ylli i ri në Championship, Ipswich synon të “rrëmbejë” Anis Mehmetin
Sport

Mehmeti mendon largimin nga Bristol City, e konfirmon edhe trajneri: Presim vendimin e tij, duam në skuadër lojtarë të impenjuar

23/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bebe Rexha nis bashkëpunim të ri me shtëpinë diskografike Empire!

Bebe Rexha nis bashkëpunim të ri me shtëpinë diskografike Empire!

23/01/2026
INTERVISTA/ “Kam besim te Tirana! Shpëton? Iu them se…”, analiza e Ahmataj: Kualifikimi në Play Off arritje e madhe, Botërori mrekulli (VIDEO)

INTERVISTA/ “Kam besim te Tirana! Shpëton? Iu them se…”, analiza e Ahmataj: Kualifikimi në Play Off arritje e madhe, Botërori mrekulli (VIDEO)

23/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al