• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

INTERVISTA/ “Kohërat kanë ndryshuar, por Polonia mbetet nivel i lartë”, Josa i bindur: Luan Muçi, çelësi i suksesit drejt Botërorit mund të jetë… (VIDEO)

25/03/2026
INTERVISTA/ “Kohërat kanë ndryshuar, por Polonia mbetet nivel i lartë”, Josa i bindur: Luan Muçi, çelësi i suksesit drejt Botërorit mund të jetë… (VIDEO)

Me besimin e madh dhe me zemrën e vendosur në fushë, Shqipëria synon suksesin në naten e zjarrtë të Varshavës, në ndeshjen gjysmëfinale të Play off ndaj Polonisë. Trajneri i njohur, Mirel Josa, në Sport News në News 24 ka bërë analizën e tij të detajuar për takimin dhe jo vetëm. Në bashkëbisedimin me moderatoren Trevisa Tufa, Josa u ndal te aspekti tekniko-taktik, mënyra si mund të luajmë ndaj këtij rivali dhe ku mund të godasim kundërshtarin.

Sipas Josës, nëse luajmë me kujdes në prapavijë dhe organizohemi si duhet, mund të kemi sukses dhe mund të afrohemi drejt Botërorit.

 

Profe, ju e njihni mirë Poloninë, jeni përballur edhe në të kaluarën, madje kur Polonia udhëhiqej nga një prej lojtarëve më të mirë në botë, si Bonjek. Mos gaboj edhe atëherë kemi pasur një super ekip, kanë qenë po kualifikuese të Botërorit, në 84-të. Përfundoi 2-2, shënuam dy super gola me Omurin dhe Agustin Kolën. E kujtoni shpesh atë ndeshje?

Normal që e kujtoj. E kam në mendje pasi ka qënë ndeshja e dytë me ekipin tim kombëtar. Ka qënë viti 84’. Unë e kujtoj mirë ndeshjen, por natyrat e ndeshjeve janë të ndryshme. Janë emra të njëjtë sa i takon vendeve.

Përveç Boniek, Polonia ka patur lojtarë të tjerë të mirë, ata vinin nga suksese. Kishin skuadër të mirë në atë kohë, kishin rendiment të mirë në atë kampionat botëror. Krahasimet nuk mund të bëhen.

Më e fortë ka qënë Polonia e dikurshme apo kjo e sotmja?

Nuk mund ta them, futbolli ka ndryshuar. Qoftë Polonia, qoftë ne, qoftë mënyra e organizimit e kampionateve ka qënë e ndryshme.

Profesor, dilemat më të madhe duket se janë në fazën sulmuese. Në veçanti, roli që pritet të ketë Ernest Muçi. Në shijen tendë, në konceptin tënd. A duhet të aktivizohet Muçi titullar?

Këtu nuk ka dëshirë, këtu ka çfarë ka vendosur trajneri. Mendimi im është që duhet ta fillojë ndeshjen.

Pse ky hezitim për Muçin, është lojtari më në formë. Kaq shumë humbet Shqipëria në aspektin taktik nëse luan me Muçin?

Unë nuk kam asnjë hezitim, trajneri heziton. Si duket në sulm i janë prishur planet Sylvinohs me dy dëmtimet e lojtarëve. Dilema më e madhe, reparti më efikas është sulmi. Nuk dihet si do përdoren lojtarët e sulmit. Mesi i fushës është i palëvizshëm.

A humbet Shqipëria në aspektin taktik nëse luan me Muçin?

Pres që të luajë Muçi, problem është a do luajë në krah të djathtë apo të majtë. Unë them se nuk është hezitim që të luajë Muçi në kombëtare, duhet të kishte luajtur më përpara. Unë pres që në përgjithësi të luhet me pikë referimi në sulm Brojën dhe Muçi në krah të djathtë.

Dje zhvillova një bisedë me Rudi Vatën. Do ishte vetëvrasje u shpreh nëse do të zhvillon një presion lart, nëse do të luanim lart, por duhet t’i presim, të luajmë me kundërsulm. Je dakord me këtë ide?

Kam folur me Rudin sot në mëngjes. Nuk folëm për mënyrën si do luajë ekipi, por në përgjithësi për problemet e ekipit dhe si do i zgjidhë Sylvinho. Do i pres me bllok të konsoliduar në mesfushë dhe do i shfrytëzojmë hapësirat nëpërmjet lëvizjeve të Brojës.

Mesfusha dhe mbrojtja duket e konsoliduar, edhe nëse mund të ketë ndonjë ndryshim të vogël, Ramadani ose Qazim Laçi, Ajeti ose Ismajli. Nuk besoj do të ketë ndryshim në lojë. Ju si mendoni, mund të sjell Sylvinho ndryshime në këto dy reparte?

Nëse do të sjellë ndryshime Sylvinho, unë them do luajë me Gjimshitin dhe Ajeti. Besoj se në formacion do jetë Ajeti, pastaj me Hysaj nuk do kemi ndryshim. Në mesfushë e vetmja gjë që kam është problem që ne kur të presim të na sulmojë, atëherë do të jemi shumë të kujdesshëm në mos-prishjen e trekëndshit në mesfushë. Do ta kemi më të lehtë me kundërsulme, sesa nëse bëjmë presion lart.

Mund të mbrohemi për 90-minuta, ose më shumë. A mund të ndalet Lewandowski? Apo kujt i druhesh më shumë, çfarë të tremb nga Polonia?

Nuk ka humbur statusin Leva, klasin e ka gjithsesi. Para një jave shënoi gol. Unë mendoj që me mënyrën si luan Barça mbetet i paprekshëm, pavarësisht problemeve. Nuk mund të krahasojmë Barcelonën me Poloninë. Te Polonia do luajë.

Në konferencë Sylvinho tha se Muçi dhe Mehmeti nuk janë stërvitur shumë dhe se nuk e di nëse do luajnë. A është kjo mënyrë për t’u fshehur?

Unë besoj se Sylvinho i ka idetë e qarta, çdo gjë është e vendosur. Jemi 24 orë para ndeshjes dhe nuk është se stërvitja e fundit do vendosi diçka. Sylvinho do luajë me Muçin. Unë them që pikë kryesore e jona do jetë kur kundërshtari të hapet, kjo do na ndihmojë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm mbrapa.

Do kem të ftuar Shpëtim Duron nesër dhe dua ta ngacmojn për rezultatin…

Unë mendova që i kishe thirrë për sot (Qesh).

Si del ndeshja?

Jam i rezervuar sa i takon rezultatit. Uroj që ekipi të marrë rezultat pozitiv. Unë e di që Shpëtimi do thojë për barazim. Unë e kam frikë si ndeshje, edhe pse kërkoj që Shqipëria të fitojë! Shpëtimi do luajë me rezultatin tim, kështu që…ky është problem (qesh).

Jo vetëm Shqipëria, më 26 mars luan edhe Kosova kundër Sllovakisë, si e sheh këtë takim. Mes Shqipërisë dhe Kosovës, kë sheh më pranë Botërorit?

Unë them se Kosova do bëjë, është e sigurtë që do fitojë. Duke patur parasysh kreativitetin që ka kjo skuadër në mesfushë e sulm. Them se do jetë kockë e fortë për Sllovakinë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

E PLOTË/ “Nuk fle prej dy muajsh, Polonia ekip i fortë”, Sylvinho optimist për Botërorin: Mund të ndodhë gjithçka! Muçi dhe Mehmeti? Iu them se…
Sport

E PLOTË/ “Nuk fle prej dy muajsh, Polonia ekip i fortë”, Sylvinho optimist për Botërorin: Mund të ndodhë gjithçka! Muçi dhe Mehmeti? Iu them se…

25/03/2026
“Na kanë shkaktuar disa herë probleme, shpresoj të mos befasojnë”, tekniku i Polonisë: Shqipëria, skuadër me karakter
Sport

“Na kanë shkaktuar disa herë probleme, shpresoj të mos befasojnë”, tekniku i Polonisë: Shqipëria, skuadër me karakter

25/03/2026
“Do jemi gati nesër për maksimumin”, Gjimshiti para Polonisë: Na duhet ndeshje perfekte, Botërori do ishte arritje e madhe
Sport

“Do jemi gati nesër për maksimumin”, Gjimshiti para Polonisë: Na duhet ndeshje perfekte, Botërori do ishte arritje e madhe

25/03/2026
Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën
Sport

Shqipëria do Botërorin, rast i rrallë me projeksionet! Shkak bëhen dy ndeshjet

25/03/2026
“Ndaj Polonisë nuk ka bileta për tifozët e vërtetë…”, ‘Tifozat Kuq e Zi: Ky përjashtim s’është rastësi, pasi ne nuk heshtëm
Sport

“Ndaj Polonisë nuk ka bileta për tifozët e vërtetë…”, ‘Tifozat Kuq e Zi: Ky përjashtim s’është rastësi, pasi ne nuk heshtëm

25/03/2026
Ndeshja me Sllovakinë, Kosova zhvillon stërvitjen e radhës
Sport

Ndeshja me Sllovakinë, Kosova zhvillon stërvitjen e radhës

25/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

INTERVISTA/ “Kohërat kanë ndryshuar, por Polonia mbetet nivel i lartë”, Josa i bindur: Luan Muçi, çelësi i suksesit drejt Botërorit mund të jetë… (VIDEO)

INTERVISTA/ “Kohërat kanë ndryshuar, por Polonia mbetet nivel i lartë”, Josa i bindur: Luan Muçi, çelësi i suksesit drejt Botërorit mund të jetë… (VIDEO)

25/03/2026
E PLOTË/ “Nuk fle prej dy muajsh, Polonia ekip i fortë”, Sylvinho optimist për Botërorin: Mund të ndodhë gjithçka! Muçi dhe Mehmeti? Iu them se…

E PLOTË/ “Nuk fle prej dy muajsh, Polonia ekip i fortë”, Sylvinho optimist për Botërorin: Mund të ndodhë gjithçka! Muçi dhe Mehmeti? Iu them se…

25/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al