• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

INTERVISTA/ “Më vjen keq për Tiranën, ja favoritët në Superiore”, Duro: Nëse s’grumbullohet Muçi nuk flitet më për futboll! Botërori i mundur por kujdes nga Polonia (VIDEO)

04/03/2026
INTERVISTA/ “Më vjen keq për Tiranën, ja favoritët në Superiore”, Duro: Nëse s’grumbullohet Muçi nuk flitet më për futboll! Botërori i mundur por kujdes nga Polonia (VIDEO)

Shqipëria synon që të shkruajë historinë, ku do kërkojë që të kualifikohet për herë të parë në Botëror. Pengesa e parë është Polonia, me kuqezinjtë që do përballen këtë muaj në Varshavë, në sfidën gjysmëfinale të Play Off. Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, në një intervistë për Trevisa Tufën, flet për mundësitë që ka skuadra e Sylvinhos, ndërsa nuk heziton të përmendë edhe çështje të ndryshme që bëjnë bujë në kombëtare, si ajo e Muçit dhe Mehmetit. Ndër të tjera, Duro analizon edhe kampionatin shqiptar.

Profesor, pse kjo pauz kaq e gjatë. Të prisnim në stol, çfarë nuk të bindi?

Nuk është periudhë e gjatë, dy muaj. Kam patur periudha edhe më të gjata. Kam pasur 2-3 kontakte, por nuk dua të gaboj. Gabova në fillim të kampionatit dhe duhet të jem i kujdesshëm. Megjithatë, jam në pritje.

Në fakt, këtë sezon, përjashto Tiranën, ka patur stabilitet në stolet e ekipeve, të paktën 6 skuadra vijojnë me të njëjtin trajner. Çfarë ka ndryshuar? Janë zbutur presidentët, apo nuk kanë objektiva, apo ndoshta nuk ka konkurrencë.

Kjo është çështje standardi. Ato skuadra që kanë ndryshuar shumë trajner, janë në vend të fundit. I referohem Tiranës, që kur e fillojnë e nisin pa strategji. E njëjta strategji me Flamurtarin. Këto dy skuadra janë në vendin e fundit. Më vjen keq pasi janë ekip me emër, kanë investuar shumë. Duhet të ishin pretendent për Final Four dhe jo në këto ujëra. Bylisi është skuadër që edhe sezonin e kaluar ishte në këto situata, është “kockë e fortë”. Ka stabilitetin këtë sezon me trajnerin, pasi Mireli ka eskperiencë.

 

Rast unik, është Tirana, Orges Shehi është trajneri i katërt që ulet në stol. Beson se mund të ketë efekt këtë herë? Si e gjykon zgjedhjen e Shehit për të marrë drejtimin e një ekipi që rrezikon mbijetesën, duke firmosur një kontratë deri në fund të sezonit. A është kjo një zgjedhje e guximshme?

Patjetër që është zgjedhje e guximshme. Shpresoj që t’ia dalë. Puna e trajnerit është me risk. Te Tirana më shqetëson se e fillojnë keq punën, harxhojnë shumë, marrin futbollistë. E filluan me Milen, ndërtoi ekipin dhe e le dy ndeshje. Kjo nuk ka kuptim, qysh kur e vendosin, e kanë mendimin për t’a larguar. Merr një trajner tjetër italian që dha prova te italianët e shumtë që vijnë e ikin në Shqipëri pa asnjë lloj rendimenti. Pastaj merr Nuhiun, në një ambient tjetër, në periudhën e janarit, edhe unë që e njoh atë ekip mirë, do e kisha me frikë ta marr Tiranën në atë situatë. Shehi e ka marrë përsipër këtë risk, shpresoj që Tirana të shpëtojë pasi është emër i madh i futbollit shqiptar. Si Tirana dhe Vlora janë çështje menaxhimi.

Tirana edhe kur është keq, bën lajm. Profe, e vijojmë diskutimin nga kreu, nga Vllaznia. 7 fitore në 8 ndeshje këtë vit. Beson se është ky viti i duhur për titullin?

Viti i duhur? Ka patur edhe vite të tjera. Ngaqë është ekip me traditë, është e ndjeshme tifozeria shkodrane. E kam thënë që në intervistat e para. Vllaznia është ndërtuar mirë në këtë sezon, ka mbajtur bazën e sezonit të kaluar dhe ka marrë lojtarë të mirë. Mund të përmend Kastratin, Kallakun, Bismark apo edhe Gjinaj. Ka bërë merkato të mirë, ka patur stabilitet.

A po përfiton Vllaznia edhe nga forma jo e mirë e Egnatias, Dinamos. A është kjo arsyeja pse Vllaznia duket kaq e fortë?

Vllaznia, e thashë, ka ekip të mirë dhe të kompletuar në të gjitha repartet. Aty janë, edhe Egnatia, edhe Elbasani. Elbasani është mirë, në pozita komode.

Egnatia është aty, ka disa oshilacione. Është bërë pak ekip i lexueshëm. Egnatia ka pak vite, skuadrën e ka, mund të ketë probleme euforie, vetëkënaqësie.

Më bën përshtypje Egnatia, vijon sezonin me ulje ngritje të forta. A është ky fundi i një cikli, apo beson akoma tek ish ekipi juaj?

E rëndësishme është që Egnatia duhet të luftojë të marrë një trofe. Është një skuadër që ka pak luhatje. Egnatia është rival serioz për fitimin e titullit.

Në rënie të lirë është Dinamo, e prisje këtë ecuri profesor, tani rrezikojnë edhe prezencën në “Final4”.

Dinamo më habit edhe mua. Krizat janë normale në një kampionat, por Dinamos i zgjati pak si shumë. Ndoshta fitorja me Vorën mund ta rikthejë. Dinamo e ka situatën përpara, ka një ndeshje të rëndësishme të hënën me Partizanin. Çdo gjë e ka në dorë, të hapur.

Në pozita komode duket Elbasani, ndërsa në garë është rikthyer fuqishëm Partizani. E prisje Duro këtë paraqitje të Partizanit me Kërnajën në stol, beson se mund ta kapin Final4?

Partizani nuk e meritonte atë situatë gjatë sezonit. Në shtator kam bërë një miqësore me Partizanin kur isha te Besa, e kam thënë, Partizani ka shumë lojtarë cilësorë në të gjitha repartet. Shumë e kompletuar, ato oshilacione nuk i takonin një ekipi si Partizani. Kthesa u bë me meritë, tani Partizani është në “korsinë” e duhur”.

Në fund, një koment shumë të shkurtër, ose një parashikim. Në këtë pikë, kë sheh favorit, kush e fiton titullin?

Varet, nuk mund të gjykosh kaq shpejt, duhet respektuar Vllaznia. Tani fillon faza më e rëndësishme e kampionatit. Gjitha skuadrat, si Vllaznia, apo Egnatia, Elbasani, kushdo që e fiton do e meritojë.

Profesor, në këtë fund bisede, dua të flasim pak për Kombëtaren, besoj do kemi sërish shanse të flasim me gjatë në vijim. Për momentin pikëpyetja më e madhe është Ernest Muçi. Flitet që mund edhe të mos thërritet. A e mendon një Kombëtare pa Muçin në këtë moment?

E kam vlerësuar gjithmonë që kur ka qënë te Tirana. Edhe mes miqsh kam fituar shumë baste për sa i përket Muçit. Protagonist me gola dhe asiste te Trabzonspor. Nuk besoj se nuk do jetë i grumbulluar kësaj radhe. Nëse nuk grumbullohet kësaj radhe, nuk ka çështje futbolli më, është çështje tjetër.

Flitet që mund të rikthehet Seferi, mund të luajë në të njëjtën mënyrë si në kualifikueset e Evropianit. Me anësor, pra më shumë difensiv, në shijen tënde do ishte e drejtë? Ose më saktë, si do vepronit ju me rastin Muçi nëse do të ishin në pozicionin e Sylvinho-s?

Po të isha unë trajner, nuk e diskutoj që Muçi do fillonte që nga fillimi në formacion. Do i gjeja vendin, ashtu siç ia gjeti vendin trajneri i Trabzonsporit. Po mos jetë, do ishte çështje e madhe, një pikëpyetje e madhe.

I njëjti diskutim mund të jetë për Mehmetin, i cili po kalon një super formë. E sheh Mehmetin pjesë të Kombëtares. A duhet të ftohet?

Të njëjtën situatë jo në notat e Muçit shikoj edhe për Mehmetin. Më vjen keq, pasi Sylvinho e ka grumbulluar vetë. Duhen edhe lojtarë të tipit Mehmeti, Muçi, pasi bëjnë diferencën. Të dy janë lojtarë që e meritojnë të jenë në grumbullim.

Në të njëjtën kohë kemi një Broja të dëmtuar, e paqartë gjendja e tij fizike, ndërsa ka rreth 1 muaj që nuk po luan. Me gjithë respektin për të, a duhet t’i luajmë këto ndeshje të play-offit me Brojën në krahë të djathtë të sulmit?

Ne kemi folur për Brojën, e kemi adhuruar, edhe specialistët, me të drejtë. Situata e tij nuk është e mirë, i dëmtuar, nuk po luan fare. Në këtë aspekt, trajneri ka të drejtë dhe do mendojë zgjidhje të tjera.

Pjesa tjetër e ekipit nuk pritet të këtë shumë ndryshime apo risi etj. Në këto momente, sa shanse i jep Shqipërisë për të kaluar Poloninë?

Dëshira me realitetin janë dy gjëra të kundërta. Favorit është Polonia pasi luajmë në fushën e saj. Polonia ka individualitete si Leva. Por unë kam besim, pasi kemi luajtur mirë më herët ndaj tyre. Kam besim se do na dhurojnë një ndeshje të mirë dhe rezultat pozitiv. Duhet të jemi ekip kompakt dhe të përdorim format e tranzicionit, me befasitë si Manaj, pra duhet të fusim lojtarë kreativë. Duhet të jemi kompakt në mënyrën e zhvillimit të lojës. I kemi kapacitetet, por favorite është Polonia.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!
Sport

Josa analizë, fokusi te Vora/ Ja situata te Bylisi

04/03/2026
Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!
Sport

Josa analizë, fokusi te Vora/ Ja situata te Bylisi

04/03/2026
Euro U-17 për vajza / Shqipëria U-17 barazon ndaj Izraelit në “Shtëpinë e Futbollit”
Sport

Euro U-17 për vajza / Shqipëria U-17 barazon ndaj Izraelit në “Shtëpinë e Futbollit”

04/03/2026
Mbappe mban në ankth Real-in dhe Francën, dëmtimi i sulmuesi është serioz, Botërori në rrezik?
Sport

Mbappe mban në ankth Real-in dhe Francën, dëmtimi i sulmuesi është serioz, Botërori në rrezik?

04/03/2026
NBA/ Nuk zhgënjejnë “bigët”, Oklahoma dhe Lakers regjistrojnë fitoren e 3-të radhazi
Sport

NBA/ Nuk zhgënjejnë “bigët”, Oklahoma dhe Lakers regjistrojnë fitoren e 3-të radhazi

04/03/2026
“Do shkoj në luftë”, befason Mehdi Taremi: Vendi im ka nevojë për mua
Sport

Mehdi Taremi gati për të shkuar në luftë, reagon publikisht agjenti i sulmuesit iranian

04/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

INTERVISTA/ “Më vjen keq për Tiranën, ja favoritët në Superiore”, Duro: Nëse s’grumbullohet Muçi nuk flitet më për futboll! Botërori i mundur por kujdes nga Polonia (VIDEO)

INTERVISTA/ “Më vjen keq për Tiranën, ja favoritët në Superiore”, Duro: Nëse s’grumbullohet Muçi nuk flitet më për futboll! Botërori i mundur por kujdes nga Polonia (VIDEO)

04/03/2026
Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!

Josa analizë, fokusi te Vora/ Ja situata te Bylisi

04/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al