• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

INTERVISTA/ “Sylvinho arkitekt, ja çfarë e bëri diferencën ndaj Serbisë!”, Mehmeti: I treguam botës se Shqipëria dhe Kosova kanë bërë hapa përpara, i pres të dyja në Botëror (VIDEO)

15/10/2025
INTERVISTA/ “Sylvinho arkitekt, ja çfarë e bëri diferencën ndaj Serbisë!”, Mehmeti: I treguam botës se Shqipëria dhe Kosova kanë bërë hapa përpara, i pres të dyja në Botëror (VIDEO)

Muaji tetor i takoi shqiptarëve, me Shqipërinë që doli me 3 pikë nga Leskovaci duke mundur një rival historik si Serbia, ndërsa Kosova triumfoi në transfertë ndaj Suedisë.

Kuqezinjtë e Sylvinhos tashmë janë pranë fazës Play Off të Botërorit, sakaq e njëjta  gjë mund të thuhet edhe për “dardanët”.

Trajneri i njohur, Dritan Mehmeti, në një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24, tregoi se çfarë e bëri diferencën në Serbi-Shqipëri. Në bisedën me Trevisa Tufën, ai vlerësoi skuadrën, heroin Manaj dhe normalisht “arkitektin” Sylvinho.

 

 

Mehmeti, ku e shijove këtë fitore historike ndaj Serbisë, çfarë ndjesie të dhurojë?

Në ambientet e zjarrta të tifozërisë, të jep ndjesi sikur je në stadium. Të fitosh në një shkallë vështirësie të lartë, duke ditur që ka qenë e vështirë për shkak te problemeve që kanë popujt. Djemtë na kanë bërë krenar me mënyrën si interpretuan ndeshjen. Morëm atë që merituam. Ne treguam se mund të përballemi me rival të atij niveli.

A është kjo fitorja më e rëndësishme në histori, a mund të krahasohet me suksesin ndaj Greqisë?

Është një nga fitoret historike, pasi përveç problemeve, bëhet fjalë për një ekip me cilësi. Mendoj se kualiteti i skuadrës serbe është diçka më lart.

Çfarë ndjeve te goli i Manaj?

Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme. Po mendoja si mund të menaxhojmë rezultatin. Ishte shumë e rëndësishme të menaxhonim rezultatin, nuk e vendosëm në asnjë moment në dyshim fitoren. Manaj është lojtar që në zonën e kundërshtarit di të vendoset mirë dhe ka ekzekutim të mirë. Është tipik 9-sh. Futbolli është i tillë, të dërgon nga “ferri” në “parajsë”.

A të befasoi Sylvinho në sfidën ndaj Serbisë, ishte shumë nën presion, por hodhi në fushë një ekip sulmues, i besoi sërish Manajt, ishte një ndeshje e përgatitur deri në detajin më të vogël për ta fituar, ishte realisht kështu?

Këtu merr vlera trajneri për vendosjen e skuadrës. Duke patur parasysh kritikat dhe presionin, për mënyrën sesi e interpretoi ndeshjen në barazimin 0-0. Manaj ia shpërbleu besimin trajneri, futbolli është i paparashikueshëm. Ndeshje heroike kanë bërë të  gjithë.

Sipas mediave lojtari i ndeshjes ishte Strakosha, për tifozët pa diskutim Manaj, po në sytë e një trajneri, çfarë e bëri diferencën në këtë takim?

Unë mendoj se e bëri diferencën përgatitja psikologjike e lojtarëve, por mbi të gjitha e futbollistëve në pozicione kyçe.  Përshembull, Strakosha dhe qendërmbrojtësit Ajeti e Gjimshiti, që ishin në presion të madh. Të luash në situatë një kundër një, ndaj kundërshtarëve si Mitrovic dhe Vlahovic. Le të theksojmë edhe personalitetin e lojtarëve. Merita është edhe e Sylvinhos, pavarësisht se unë e kam kritikuar.

Më bëri përshtypje deklarata e Sylvinho-s, e fituam ndeshjen tha fal eksperiencës në Evropian. Kam përshtypje që kjo fitore erdhi në momentin më të vështirë të epokës Sylvinho, sa do të na shërbejë për të ardhmen?

Sipas teknikut, ai e ka kuptuar se nuk kemi patur rritje. Shqipëria nuk luajti mirë pas Europianit. Ne kemi vlera, e kuptuam këtë gjë, presioni nuk na shërben për mirë.

Janë dhe dy ndeshje në dispozicion, Serbia tre, e kemi sigurt vendin e dytë? Ka diçka që i druhesh, fundja matematikisht nuk e kemi ende të sigurt…

Këto janë oshilacionet, ne jemi entuziastë ndonjëherë. Ne na duhet ekuilibri. Më duket e vështirë ndaj Andorrës, duhet të jemi të durueshëm. E vështirë të nxjerrësh golin. E kemi mundësinë dhe varet nga ne.

Kemi thyer shumë tabu në vitet e fundit, Anglia mund ta sigurojë matematikisht që sot në mbrëmje kualifikimin, mendon se mund të marrim pikë për herë të parë në histori, apo mjafton triumfi ndaj Serbisë dhe vendi i dytë në grup?

Le t’i marrim ndeshjet me radhë. Ne varemi vetëm nga prezantimi jonë. Nëse ne luajmë ndaj Andorrës, në të njëjtin momenton po luan edhe Anglia me Serbinë. Aty mund të vendoset çdo gjë.

Anglia do bëjë rotacion, nuk ka pse luan me 100% të lojtarëve. Ata pretendojnë kupën e botës. Të fitojmë me Andorrën dhe më pas të shikojmë se çfarë mund të bëjmë.

Të gjithë tifozët janë me laps e letër në dorë këto ditë, por bëjnë llogaritë për fazën play-off, beson realisht se mund të shkojmë në Botëror?

E besoj sepse vetë fakti që ekipi ka treguar vlera në interpretimin e ndeshjeve të veçanta, kjo do të thotë se ekipi ka potencial. Përveç ndeshjen ndaj Anglisë në të cilën luajtëm si inferiorë, të tjerat kemi luajtur mirë.

Nuk është se ka rivalë të pakalueshëm, mund të kemi përballë ekipi si Polonia, Cekia, Hungaria etj, nuk duket aq e pamundur

Ndaj tyre kundërshtarëve kemi luajtur dhe kemi marrë rezultate. Duhet të bëjmë programin për Andorrën dhe mos të mendojmë për Play Off.

Jo vetëm Shqipëria Tani, një fitore të madhe arriti edhe Kosova, triumfoi 0-1 përballë Suedisë, mund të jetë edhe rivali ynë në “play-off”, rujna zot tha Duka mos të na bie Kosova

As unë nuk do e preferoja. Ndjesia kur po shikoja Kosovën, e imagjinoja çfarë kombëtarje do bëhej nëse do bashkoheshim. Nuk do diskutonim pjesëmarrjen në botëror. Kosova ka bërë rrugëtim të jashtëzakonshëm.

Kanë cilësi pa fund si ekip Tani, përballë kishin një dyshe si Isak dhe Gyokeres, i futen në xhep. Po tek Kosova beson Tani, mund të shkojnë në Botëror?

Edhe pse luajnë me emër të mëdhenj, prezantimi i Kosovës ishte i mirë, menaxhuan si duhet sfidën. Suedia ishte ndeshje jetike. Si Serbia, ashtu e Suedia kanë shkarkuar trajnerët. Akoma nuk e kanë kuptuar se kemi bërë hapa të mëdhenj. Edhe Kosova ka bërë rrugën e duhur, besoj se do jetë në Play off.

E imagjinon dot një Botëror me dy përfaqësuese, Shqipëri-Kosovë, një Shqipëri e madhe ne Amerikë, ëndërr apo një realitet konkret?

Ne jemi afër ëndrrës, nëse i marrim të dyja. Do ishte diçka speciale për popullin shqiptar, sepse do tregonim një forcë karakteri. Jam shumë krenar që jam pjesë e sportit.

© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit
Sport

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit (VIDEO)

26/12/2025
INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit
Sport

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit (VIDEO)

26/12/2025
INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit
Sport

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit

26/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
E bujshme nga Spanja, Tare bën “bingo” në merkato, bind Vlahovic
Sport

Milan ëndërron Vlahovic, Tare e kërkon falas, takohet me agjentin e serbit

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al