Disa javë më parë Argjiroja.net raportoi për punimet në sheshin e lagjes “18 Shtatori”, ku cuditërisht nuk ishte zhvendosur një kabinë me kabuj të telefonisë fikse. Jo vetëm që ishte problem estetik, por edhe pengonte lëvizjen e këmbësorëve. Sot kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, thotë se kabina do të zhvendoset, por i është dhënë pakëz më tepër kohë kompanisë për të kryer ndërhyrjen.
“Punohet këtej
Meqë ra fjala, edhe kabinën si çiban në trotuar, për të cilën më keni shkruar kaq shumë, do ta heqim patjetër. S’kishte si të ndodhte ndryshe. Thjesht i kemi lënë pakëz më tepër kohë kompanisë për të kryer ndërhyrjen“, shkruan Golemi teksa publikon videon.