Aktorja e njohur e humorit Delinda Disha ka vendosur të flasë për padinë që mori nga “Top Channel”, pasi u largua në televizioni ku ka qenë pjesë e “Portokallisë”.
E ftuar në emisionin “ThumbON” në TV Ora ajo tregon se në vitin 2018 vendosi të hiqte dore nga ky program dhe gjithçka u bë sipas rregullave, thotë aktorja, e cila shton se u nda mirë me drejtuesit e televizionit.
Por pak muaj pasi kishte filluar punë në “Klanifornia” asaj i vjen një padi nga televizioni për shkeljen e një kontrate në të cilën ishte falsifikuar firma, shton aktorja. Ajo e quan “të turpshëm” këtë veprim dhe shprehet se në fund, do të fitojë e drejta.
Aulona Musta: Ti je në gjyq me Top Channel apo Portokallinë?
Dalinda Disha: Me Top Channel. Aktualisht jam në gjyq me administratoren dhe pronaren e Top Medias Vjollca Hoxhën.
Fatma Haxhialiu: Po për çfarë?
Dalinda Disha: Po mesa duket nuk e pranojnë largimin tim, ka qenë një humbje e madhe dhe nuk e di.
Fatma Haxhialiu: Thua se është çështje inati?
Dalinda Disha: Shiko, faktikisht mua padia më ka ardhur gati 4 muaj pasi kisha filluar “Klanifornian” dhe më bëri pak përshtypje me thënë të drejtën sepse unë u ndava shumë mirë me të gjithë, duke filluar që nga Vjollca dhe gjithë të tjerët. Nuk e prisja por ja që ndodhi dhe e turpshmja është që arrin dëri aty sa të hedhin në gjyq duke falsifikuar dhe firmën tënde në një kontratë me të cilën të hidhnin në gjyq Delindën sepse unë marrëdhëniet me Top Channel i kam mbyllur që në 2018.
Ata kanë bërë një kontratë 2-vjeçare që nuk funksionon sepse ne kontratat i kemi pasur 1-vjeçare. Ata kanë bërë një kontratë 2017-2019 në të cilën kishte një klauzolë që ndodhej në kontratë që unë nuk duhet të punoja një vit në asnjë televizion konkurrent aq më tepër në televizionin Klan etj etj. Duke qenë se unë i kisha mbyllur marrëdhëniet mund të isha shumë konshiente për largimin tim nga ai show humori dhe shkova u largova, ndërkohë që në janar më vjen kërkesë padia.
Është e turpshme, unë e përjetova për hir të vërtetës, por tani e kam marrë shumë lehtë sepse e drejta fiton gjithmonë. Është e turpshme që një televizion të arrijë deri në këtë farë niveli që të falsifikojë kontratën e një nga aktorëve që për 5 vite sa kam qenë aty kam pasur marrëdhënie shumë të mira dhe jeta është e gjatë, ndoshta unë mund të shkoja prap.