• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ish-banori i Big Brother mashtrime në emrin e Top Channel, u merr para bizneseve për “reklama” në BBVIP 5

05/02/2026
Ish-banori i Big Brother mashtrime në emrin e Top Channel, u merr para bizneseve për “reklama” në BBVIP 5

Elton Tozaj, ish banor i Big Brother Albania, ka mashtruar disa biznese, duke u hequr si punonjës i brendshëm i televizionit Top Channel.

Eltoni nuk ka qenë asnjëherë i punësuar në Top Channel, por pavarësisht kësaj, ai ka arritur që të zhvasë disa biznese, dy prej të cilave të dokumentuara nga emisioni investigativ Fiks Fare.

Duke shfrytëzuar daljet e tij si analist i ngjarjeve që ndodhin në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve, Big Brother Vip, ky gazetar premton reklamim të bizneseve në spektaklin e Top Channel. Madje, kërkon pagesa në emër të stafit të Top Channel dhe aparate celulari.

Rasti i parë, është në qytetin e Korçës, në një dyqan që shet telefona celularë, ku Eltoni i ka marrë pronarit 3 telefona “Iphone 17 Pro Max”, vlera e të cilëve ka qenë rreth 5.200 euro. Ai është hequr si punonjës i Top Channel, teksa ka përmendur edhe emrat e pronarëve dhe drejtuesve të televizionit.
Skema që ka përdorur është një rast tipik mashtrimi, pasi Eltoni është njohur me pronarin e biznesit në një hotel në qytetin e Korçës. Më pas, në marrëdhënie besimi, Eltoni i ka shkruar pronarit se do “3 telefona Iphone 17 Pro Max”, ku 1 e donte për vete dhe 2 për drejtuesit e Top Channel. Më pas, dyqani ka nisur një korrier në adresën që Eltoni i ka dhënë në qytetin e Tiranës.

Këtë ngjarje, pronari e ka denoncuar në Policinë e Korçës, ku dhe prokuroria e atij qyteti ka nisur një procedim penal.

Fiksi bisedoi me punonjësit e dyqanit në Korçë, ku ata tregojnë se Eltoni u mori 3 aparate. Sipas tyre, pronari ka bërë një bisedë me Eltonin. Ai i shkruan se nesër është në Korçë dhe “kam dhe 3 pagesa për të sjellë”. Biseda vijon se nuk ja ka ndryshuar çmimin, “aq sa e kam marrë unë, i kam thënë”.
Në të gjithë komunikimin, Eltoni përmend emrat e pronarëve dhe drejtuesve të televizionit. Ai i shkruan se “e kam dhuratë nga puna pas 16 vitesh në televizion, u kujtuan më në fund”. Ai i premton pronarit të dyqanit se do t’i dërgojë pagesën që do bëjë puna, pra punëdhënësi Top Channel!

Në një ditë tjetër, Eltoni i kërkon me ngulm telefonat, duke u justifikuar se më pas do të futet në disa emisione të Top Channel, madje edhe në “Big Brother Selection”. “Kallëzime i kanë bërë 100 veta atij. Ai i mori të ëmën T… dhe i tha thuaj djalit se do t’i bëj denoncim. Do t’i bëj edhe unë mbas teje i tha, hajde vemi të dy i tha e ëma. Në një numër telefoni që” i thotë punonjësi gazetarit.

Ndërkohë, rasti i dytë, i dokumentuar nga Fiks Fare, ka ndodhur në qytetin e Kavajës, në një restorant. Pronarët e restorantit e kanë takuar disa muaj më parë Eltonin, i cili u ka premtuar se, kundrejt një pagese prej 200 eurosh, ata do të shtronin një darkë për banorët e Big Brother Vip Albania 5. Edhe në këtë rast, Eltoni u ka premtuar se, me njohjet që ka me produksionin e Big Brother, por edhe me drejtuesit e Top Channel, do të mundësonte këtë “reklamë”.

“Unë e kuptova atë si tip në fillim. Po thashë tani, se ndonjëherë të rren ajo qejfi me dalë. Se medemek, është lirë dhe mos ka ndonjë njohje, e kupton. Në një moment thashë, pata hyrë, pata lexuar se edhe rob jemi nuk është se jemi pa dalë. Më tha do bësh një pagesë kështu te 200 mijë lekëshi. Javën e parë më tha do dalësh. Kaloi java e parë, jo kështu e ashtu. I thashë sonte në darkë dua lekët se s’bën. Më solli një video në darkë dhe më tha kam bërë aksident” thotë pronari i restorantit.

Eltoni u ka dërguar një video, ku duket i gjakosur dhe me shenja të rënda në kokë dhe trup. Është e njëjta pamje, që gazetari e denoncoi disa javë më parë në polici, por edhe mediatikisht. Ai i thotë pronarëve të restorantit, që po kërkonin kthimin e shumës së paguar, se “do të lidhen nesër këta të shtëpisë me ty, të lutem”.

“Do i shtroja unë darkën. Biles më ka marrë dhe menu, po s’më dukej serioz. Unë i thashë jam i bindur që kjo është mashtrim. Isha shumë i bindur që ishte mashtrim. Të rren ajo hajde mo se inshallah, se medemek hë mo se inshallah” pohon ai, teksa shton se ka lexuar në internet se Elton Tozaj ka qenë i proceduar disa herë.

Fiks Fare bëri një kërkim të thjeshtë në internet, të njëjtin që ka bërë edhe biznesi në Kavajë, ku rezulton se ky personazh, Elton Tozaj, ka qenë i proceduar disa herë nga drejtësia. Madje, ai është ndaluar edhe nga policia në vitin 2007, i akuzuar për mashtrim. Ai akuzohej se u kishte marrë disa pronarëve të taksive para, duke u hequr si punonjës i Bashkisë së Tiranës.

Në raste të tjera, sipas raportimeve mediatike, Eltoni hiqej edhe si këshilltar i ministrave të ndryshëm. Një tjetër procedim penal është hapur në vitin 2024 në Korçë, ku prokuroria e atij qyteti kërkoi edhe masë shtrënguese. Akuza ishte për mashtrim.
Fiksi e takon Eltonin në Tiranë, duke e pyetur se “është hequr si punonjës i Top Channel”. Ai thotë se ka qenë i atashuar, i ftuar disa herë në emisionet. Më tej thotë se me zotërinë (rastin e Korçës) ka pasur një problem pasi s’ka marrë kuponin tatimor. Ai thotë se s’ka marrë faturën e shitjes dhe në momentin që ka marrë këtë faturë, ka bërë edhe pagesën.

***
Përballja mes Fiks Fare dhe Elton Tozajt!
Gazetari: I ke bërë pagesat?
Tozaj: Po i kam mbaruar.
Në çfarë date i ke kryer pagesat?
Dua t’a shoh, duhet të ketë një 2-3 ditë besoj. Sepse kemi qenë në Policinë e Korçës dhe kemi bërë një marrëveshje.
Pa u bërë kjo marrëveshje ju jeni hequr si punonjës i brendshëm i Top Channel?
Jo në asnjë rast.
I drejtuesve të Top Channel, i drejtuesve të Big Brother?
E kam deklaruar edhe në polici që jo, kam thënë që jam i atashuar. Kam qenë i ftuar herë pas here.
I atashuar çfarë do të thotë?
Sa herë që ka pasur emisioni i ftuar …
I ftuar?
Po, si opinionist për Big Brother dhe për emisione të tjera. Të gjitha programacionet që ka pasur Top-i. Top News më tepër, Top Channel.
Të kemi parë dhe ne, por ajo më problematike dhe që na vuri në lëvizje ishte pikërisht komunikimi jot me biznesin në fjalë, në rrjete sociale, ku i përmendje edhe drejtuesit e Top Channel? Që këtë telefon e do X drejtues?
Këtë gjë e kam sqaruar edhe në polici, ka qenë diçka e imja me të tjerë. S’ka lidhje fare, personat në fjalë nuk kanë lidhje fare, 0. E kam deklaruar edhe në polici këtë gjë.
I ke kryer pagesat te ky biznes?
Absolutisht.
Telefonat i keni marrë ju?
Telefonat i kam marrë unë dhe për çudi ato telefona më janë vjedhur, e kemi denoncuar edhe në polici këtë gjë.
Të janë vjedhur të 3 telefonat?!
Ka qenë një gjë që nuk na kanë rakorduar.
Në të ardhmen s’besoj se mund t’a bësh këtë gabim?!
S’ishte gabim, unë doja faturën.
Jo ti i shkruaje që këtë telefon e do X, këtë telefon e do …, këtë telefon e do …?
Jo, i doja unë për dikë. Nuk ka lidhje fare me … dhe …. që 0. Unë e kam deklaruar edhe në polici që s’kanë lidhje fare. Dhe për më tepër si me … apo me …, nuk kam komunikim. Mund të kem thjeshtë një përshëndetje me …, kurse me … nuk e njoh fare.
Në biznese të tjera ke shkuar dhe je prezantuar si punonjës i Top Channel?
Jo!
S’ke pasur më raste të tjera?
Jo, jo …
Një biznes në Kavajë, na është drejtuar sërish për të njëjtën problematikë.
Ça ka!
Është një restorant në periferi të qytetit të Kavajës dhe Ju i keni premtuar që ky biznes do të shtrojë një darkë, një drekë në Big Brother!
I kam thënë do të lidh me marketingun për të bërë atë që ke për të bërë që të shtrosh atë.
Biznesi në fjalë ka bërë një pagesë në shumën e 200 eurove? I ke kthyer shumën?
Absolutisht siç m’i dha atëherë për t’a bërë atë punë ia ktheva mbrapsht, na se nuk bëhet.
Ke përmendur edhe emra të tjera, autorësh në këtë rast?
Ku janë këta autorë.
Te biseda që ke bërë me restoratin!
Unë atje kam qenë për qejfin tim duke ngrënë
Dhe i keni marrë 200 euro.
Jo, jo më ka thënë urdhëro. Ok i thashë do merrem unë. Ia ktheva, i thashë vëlla i dashur…
Kur ia ke kthyer?
Ufff, që kur më ka ndodhur rasti që pata atë problemin me…. ka mbi 1 muaj. Prandaj s‘po e kuptoj pse po më pyesni prapë për këtë gjë.
Na u drejtuan këto biznese ndaj. Dhe, të hiqesh dikush që nuk je, është mashtrim. Të hiqesh për një pozicion që nuk e ke prapë quhet mashtrim.
Më vjen keq që ma thua këtë gjënë, unë kam qenë i ftuar. Dhe këtë kam thënë unë kam njohje që i kemi koleg, i kemi shok e i kemi miq. Do ta pyes dhe do ta bëj si nder. S’u bë, kalofsh mirë.
Ndërkohë që keni marrë edhe shuma monetare?
Ku janë këto shuma monetare.
Biznesi në Kavajë ua ka nisur me bankë.
M’i ka kaluar mua personalisht. Po unë s’jam kam mbajtur.
Që do të shtronit një drekë. Pas 4-5 muajsh?
Jo Zotëri, ça gjatë verës. Ia kam marrë në nëntor. Unë kam edhe faturat në shtëpi.
***
RASTI I PARË, mashtrimi në dyqanin e celularëve në Korçë. Bisedë mes gazetarit të Fiks Fare punonjësve të dyqanit
Gazetari – Ka përdorur emrin e Top Channel?
Punonjësja – Po.
Gazetari – Pse erdhi vetë këtu ai?
Punonjësja – Jo, në Instagram se i kam parë vetë mesazhet.
Gazetari – Ka shkruar në Instagram?
Punonjësja – Po. I dua për … dhe për … Biles T… ma tregoi mua, po qeshnim!
Gazetari – Dhe sa mori, sa telefona mori?
Punonjësja – Ka marrë 2 apo 3?
Punonjësi – 3!
Punonjësja – 3, 17 Pro Max. Domethënë 5000 euro.
Gazetari – Ju kanë marrë juve këtu?
Punonjësja – Po.
Gazetari – Po çfarë ju premtoi?
Punonjësja – Do t’na jepte lekët.
Gazetari – Do ju jepte lekët apo do ju bënte reklamë?
Punonjësja – Jo, jo do t’na jepte lekët. Ne i shitëm telefonin. Po pastaj se çfarë ndodh.
Gazetari – Ju ia çuat me postë telefonat?
Punonjësja – Po.
Gazetari – Nuk erdhi fizikisht këtu ai?
Punonjësja – Nuk vinte dot dhe pas 2 ditësh do vinte se është edhe hoteli dhe në hotel ka edhe muzikë live. Ai do vinte te hoteli. Dhe tha do të vij dhe do të jap lekët.
Gazetari – Po fizikisht s’ka ardhur këtu ai, thjeshtë ka përdorur këtë …
Punonjësi – Instagramin.
Gazetari – Instagramin.
Punonjësja – Po, ka qenë edhe më përpara këtu.
Gazetari – 3 telefona sa bëjnë?
Punonjësi – 5.200 euro!
Punonjësja – 5.200 euro.
Gazetari – Në emër të kujt e keni prerë faturën ju? Keni prerë faturë?
Punonjësi – Ai furnitori na e ka prerë me faturë tamam neve.
Punonjësja – Në emër të kujt?
Gazetari – Në emër të N… Blerësi ishte Eltoni.
Punonjësi – Po.
Gazetari – Ju dha ndonjë dokument ai.
Punonjësi – Na dha…
Punonjësja – Shiko si ndodhi, marrim telefonat ne, furnitorët tanë.
Gazetari – Po.
Punonjësja – Dhe ne tani morëm telefonat dhe ia dërguam në Tiranë. Në Tiranë ia dhamë me kështu.
Punonjësi – Me korrier, me makinë.
Punonjësja – Kishte vajtur i kishte marrë ai. I dhamë njëherë 1 dhe pastaj i dhamë dhe 2. Dhe tha se këta i dua për …. dhe … Një e donte gjasmë për vete.
Gazetari – Po mirë, ai vetëm në Instagram shkroi?
Punonjësi – Whatsapp.
Punonjësja – Instagram.
Punonjësi – I ka T… të gjitha.
Gazetari – I ka bisedat T…?
Punonjësja – Po dhe me zë madje!
Gazetari – Dhe me zë?
Punonjësja – Po, po, po.
Gazetari – Ka bërë kallëzim penal T…?
Punonjësja – Më duket se ka bërë, me atë po merreshe!
Gazetari – Ai s’ka ardhur këtu që të kemi kamerat e sigurisë që të ketë ardhur fizikisht këtu?
Punonjësja – Jo, jo, jo.
Punonjësi – Kallëzime i kanë bërë 100 veta atij. Ai i mori të ëmën T… dhe i tha thuaj djalit se do t’i bëj denoncim. Do t’i bëj edhe unë mbas teje i tha, hajde vemi të dy i tha e ëma. Në një numër telefoni që …
Gazetari – Kush ia dha numrin e telefonit?
Punonjësi – Po ai vetë e merrte T… nga e ëma!
Gazetari – Ka “voice”?
Punonjësi – Ka.
Gazetari – I pranon ai që i ka marrë, mos nuk e pranon?
Punonjësi – I pranon, i pranon.
Punonjësja – Jo e pranon.
Gazetari – Faturën që e keni prerë ju?
Punonjësi – Faturën e kanë ku u bë denoncimi aty në Drejtorinë e Policisë, ku bëhet. Ai s’ka 1 a 2 o burrë i dheut, ju e dini shumë mirë.
Gazetari – E di, e di ne na kanë marrë shumë në emër të Top-it.
Punonjësi – Ai vazhdon dhe del në televizion tashti, ç’është ky muhabet. Ia kam lekët i thotë ai, do t’ia jap unë ç’ke ti.
Gazetari – 3 telefona, Iphone?
Punonjësja – 17 Pro Max.
Punonjësi – Ai i ka marrë që kur ishte 1.800 euro 1.
Gazetari – Dhe në total sa ishte?
Punonjësi – 5.150 euro. 100 euro fitonim ne po t’i merrte ai.
Gazetari – Ju e çuat edhe me …?
Punonjësi – Motorist.
Gazetari – Motoristi në Tiranë, me postë?! Mos ia ke adresën?
Punonjësja – Unë e di që i ka marrë në shtëpi.
Punonjësi – Unë vetëm i kam çuar njëherë numrin atij motoristit, merre këtë numër dhe pastaj flisni vetë.
Gazetari – Po lekët do t’ia merrte ky motoristi?
Punonjësi – Do t’ia jepte T…
Gazetari – Ku e ka njohur T…?
Punonjësi – Në V… E… Në Hotelin e T… Ai që kur tha do t’ia japim … dhe …., aty më dogji mua thashë bo bo!
Gazetari – Po mirë, për çfarë do t’ia jepte? Do t’i bënte reklamë tek Big Brother në Top Channel?
Punonjësi – Jo, jo hiç.
Punonjësja – I kërkojnë ata, duan t’i blejnë. Po ata mund t’i blinin në Tiranë shumë mirë! Pse do t’i blinin këtu.
Gazetari – Në Korçë, po pra! Pikërisht në Korçë.
Punonjësja – Kjo s’na erdhi mirë.
Punonjësi – Po ja ishte ky mblesatari.
***
RASTI I DYTË, restoranti në Kavajë. Bisedë mes gazetarëve të Fiks Fare dhe pronarit të biznesit!
Pronari – Unë e kuptova atë si tip në fillim. Po thashë tani, se ndonjëherë të rren ajo qejfi me dalë. Se medemek, është lirë dhe mos ka ndonjë njohje, e kupton. Në një moment thashë, pata hyrë, pata lexuar se edhe rob jemi nuk është se jemi pa dalë …
Gazetari – E njihje më përpara këtë?
Pronari – Ky vinte te lokali, s’e kam pas njohur fare, 0. U prezantua një ditë, jam filani qysh tek.
Gazetari – Çfarë ju premtoi ky juve?
Pronari – Ky erdhi dhe na tha doni të shkoni atje, të çoni darkë te Big Brother? Për Zotin i thashë që kam një llaf, po kushton dhe tani s’e kam terezinë. O vëlla i thashë, unë e di që kushton. Në telefon më tha do bësh një pagesë kështu te 200 euro.
Gazetari – Sa të mori?
Pronari – 200 euro.
Gazetari – 200 të vjetra apo të reja?
Pronari – Të vjetra, jo mo nuk rrëshqisja unë. Javën e parë më tha do dalësh. Kaloi java e parë, jo kështu e ashtu. Mbrëmë më duket se i dërgova mesazh. I thashë sonte në darkë dua lekët se s’bën. Më solli një video në darkë dhe më tha kam bërë aksident.
Gazetari – Premtoi që lokali jot do të shtrojë një darkë?
Pronari – Do i shtroja unë darkën. Biles më ka marrë dhe menu, po s’më dukej serioz. Unë i thashë jam i bindur që kjo është mashtrim. Isha shumë i bindur që ishte mashtrim. Të rren ajo hajde mo se inshallah, se medemek hë mo se inshallah.
Gazetari – Domethënë ai tha 200 mijë lekë bën e gjithë darka, apo 200 mijë lekë ishte paradhënie?
Pronari – 200 mijë lekë do të paguaja një tip kontrate me TOP-in.
Gazetari – Do të bëje kontratë?
Pronari – Kontratë garancie.
Gazetari – Po të solli gjë kontratë?
Pronari – Jo nuk më solli.
Gazetari – As një dokument, asnjë gjë?
Pronari – Më solli një faturë 200 mijë lekëshe kështu.
Gazetari – Ça fature?
Pronari – Që ke paguar, ma çoi te Whatsappi nga ato që fshihen për 24 orë. S’i kushtova rëndësi, e kupton apo jo.
Gazetari – Ta solli ty faturën?
Pronari – Po. E kam pasur në Whatsappi po tani s’e kam fare. As atë mandatin që i kam çuar lekët me … s’e kam.
Gazetari – E ke atë mandatin?
Pronari – Jo pra s’e kam!
Gazetari – Kur ia dhe lekët?
Pronari – Para gushtit.
Gazetari – A para gushtit. S’ia ke dhënë tani?
Pronari – Lekët kanë nja 1 muaj e gjysëm, 2 muaj. 2 muaj po.
Gazetari – Para se të fillonte Big-u?
Pronari – Para se të fillonte Big-u.
Gazetari – Po tani të kërkoj më lekë të tjera?
Pronari – Jo, jo s’më kërkoi. Unë e kontrollova që kishte precedentë penalë, ishte për mashtrime./TopChannel

Related Posts

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë
Paparazzi

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

05/02/2026
Pas rikthimit me Tommy Fury, Molly-Mae jep lajmin e papritur
Paparazzi

Pas rikthimit me Tommy Fury, Molly-Mae jep lajmin e papritur

05/02/2026
Rogerti rrëfehet në Dhomën e Rrëfimit: Nuk më keni njohur nëse mendoni…
Paparazzi

Rogerti rrëfehet në Dhomën e Rrëfimit: Nuk më keni njohur nëse mendoni…

05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!
Paparazzi

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

05/02/2026
“Babi e dëboi mamin prej shtëpisë”/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij
Paparazzi

“Babi e dëboi mamin prej shtëpisë”/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

05/02/2026
Rrëfimi i fortë i Khloe Kardashian për vdekjen: Mezi pres…
Paparazzi

Rrëfimi i fortë i Khloe Kardashian për vdekjen: Mezi pres…

05/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tragjedia prek futbollin turk/ Ra nga tribunat e stadiumit, ndërron jetë tifozi

Tragjedia prek futbollin turk/ Ra nga tribunat e stadiumit, ndërron jetë tifozi

05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

05/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al