• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ish-deputeti i Gjirokastrës rikthehet në PD, 3 vite më parë telendisi Bashën: Nxirreni nga selia bashkë me gruan dhe kunatin (Deklarata)

03/08/2020
Zbardhet pasuria e Genc Rulit, deputetit të Gjirokastrës

Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar këtë të hënë 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët do të kenë për detyrë shqyrtimin e kandidaturave për deputetë, të propozuar nga anëtarët e partisë. Selia blu thotë se kjo është hera e parë në Shqipëri, ku kandidatët për deputetë nuk do përzgjidhen më nga kryetari i partisë, por nga emra që janë brenda dhe jashtë strukturave të saj. Zyra e shtypit të Partisë demokratike bën me dije se anëtarë të kësaj strukture, që do të kalojnë në filtër emrat e propozuar janë si vijon:  Bujar Nishani, Enriketa Papa, Genc Ruli, Besnik Mustafaj dhe Mark Marku. Ish-deputeti i Gjirokastrës, Genc Ruli, do të jetë kryetar i këtij komisioni të posacëm.

Genc Ruli pati një përplasje të ashpër me kreun aktual të PD-së dhe në deklaratën e tij publike tre vite me pare tha se demokratët duhet të bashkohen dhe të nxjerrin për leckash jashtë nga selia kunatin dhe gruan e Lulzim Bashës. Në 27 qershor 2017, dy ditë pas humbjes së zgjedhjeve nga PD-ja, Genc Ruli kërkoi largimin e Bashës nga drejtimi i partisë dhe iu bën thirrjeve mbështetësve të PD-së që ta përzënë nga selia bashkë me gruan dhe kunatin.

Vendimin per ngrirjen e te gjitha funksioneve te Bashës deri ne zgjedhjet per kryetar, Ruli e cilesoi si banale. Me tej Ruli duke shprehur kritikat per hartimin e listes se kandidateve per deputete, deklaroi se Basha e mori drejtimin e PD-se si dhurate nga Berisha. Ruli i vuri i dhe kusht Bashes duke thene se nese nuk jepte dorehqjen deri neser, do iu kerkonte simpatizanteve te PD-se qe ta nxjerrin nga zyra me force. Por sot tre vite më pas gjërat kanë ndryshuar. Ruli ka tjetër mendim për Lulzim Bashën.

Më poshtë deklarata e plotë e Rulit tre vite më parë.

Kam dashur te besoj se njeriu qofte, ky poltikan apo lider dhe ne momentin me te veshtire te jetes se tij, do perpiqej te pakten te ruante dinjitetin individual. Se dinjiteti jeton me gjate se cdo lavdi e mjere e castit. Basha me deklaraten e tij justifikuese e banale tregoi qe dinjiteti personal eshte gjeja me e fundit qe e shqetson ate. Normalisht per nje individ qe e mori “lidershipin” e PD si dhurate ne “paje” nga Berisha dhe qe i beri programet e listat jo me zyrtaret e PD por me gruan e kunatin. Ky lider qe beri nje marreveshje turpi me kundershtarin e tij politik. Thjesh duke kalkuluar interesin e vetvetes e jo te PD. Ky sot duhej vete te deklaronte largimin pa asnje kusht nga drejtimi i partise qe e coi ne gremine. Ju them atyre qe ende e duan PD, e jo qe ende ju duhet, n.q.s ai nuk jep doreheqjen vete deri neser, shkoni te selia e PD e perzejeni ate gruan e kunatin sic perzuri Jezusi tregtaret nga Tempulli.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al