Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Fatmir Toçi, është prekur nga koronavirusi. Mësohet se ai ndodhet i shtruar në spital. Ndërkohë, dyshohet se edhe doktori i Shkencave Mjekësore, Besim Elezi është infektuar. Po kështu shefi i Komisariatit Kavajë është infektuar me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u regjistruan 55 raste dhe 3 viktima të reja duke e çuar numrin total të personave që kanë humbur jetën në 107.









