Artemis Malo, aktualisht Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme dhe ish-deputete e qarkut Gjirokastër pritet të shkojë ambasadore e Shqipërisë në Kanada. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë ditën e sotme.
Ndërkohë edhe Zëvendës Ministri tjetër i Punëve të Jashtme, Besart Kadia, do ta vijojë karrierën tij tashmë në diplomaci.
Kadia është propozuar për të shërbyer si ambasador në Azeirbaxhan. I rikthehet diplomacisë aktive ish-ambasadori jonë në Izrael Tonin Gjuraj aktualisht pedagog në një universitet privat. Ai do të përfaqësojë diplomacinë shqiptare në Kroaci.









