• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ish-deputetja e PD: S’do lejojmë Ramën të marrë mandat të tretë, do bëjmë gjithçka. Ai është një fatkeqësi e vendit

14/12/2020
Ish-deputetja e PD: S’do lejojmë Ramën të marrë mandat të tretë, do bëjmë gjithçka. Ai është një fatkeqësi e vendit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi komentoi protestat e ditëve të fundit të qytetarëve për Klodian Rashën. Çupi tha në studion e lajmeve në “Vizion Plus” se opozita është në mbështetje të protestuesve.

“Dhuna policore e kësaj qeverie ka qenë gjithmonë në rritje dhe një presion i hapur për çdo qytetar që ka tentuar dhe ka qenë pranë çdo protesutesi. PD është pranë çdo proteste si e drejtë kushtetuese dhe si përfaqësuese e një shumice të madhe ne ju drejtuam SPAK për të mbrojtur të drejtat e këtyre të rinjve.”

Dhurata Çupi hodhi poshtë akuzat e kryeministrit Edi Rama se pas këtyre protestave qëndron e fshehur opozita.

“Edi Rama ka shtatë vite që nuk qeveris, që mbush bulevardet me protestues dhe për të hequr vëmendjen edhe nga pandemia, kërkon të bëjë politikë dhe të shantazhojë opozitën dhe të bëjë propagandë sikur pas tyre është opozita. Qeveria e di mirë se cilat janë protestat që bën opozita. Është një përkushtim i gjithë opozitës për të mos lënë një mandat të tretë të Edi Ramës.

Ne nuk do të reshtim së punuari për të mos lënë Edi Ramën në pushtet, që është një fatkeqësi e vendit. Qeveri si e Edi Ramës nuk ka patur ndonjëherë vendi ynë dhe urojmë të mos vijë më”, thotë Çupi.

E pyetur nga gazetari Roland Zili për padinë në SPAK për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Çupi tha se Ardi Veliu ka kryer pesë vepra penale dhe duhet të mbajë përgjegjësi për to.

“Ne ju drejtuam SPAK sepse kemi bërë kallëzim me prova dhe fakte të provuara tanimë ku kemi kallëzuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Kemi vërtetuar që drejtori ka konsumuar pesë vepra penale dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Kryeministri ka pranuar që Klodian Rasha është vrarë nga shteti dhe duhet të marrë përgjegjësi shteti”, th ajo!

Qytetarët po zhvillojnë protestën e gjashtë për Klodian Rashën këtë të hënë. Ndryshe nga ditët e tjera, sot nuk është shënuar asnjë akt dhune.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al