Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e Jaeld Çelës për masë më të butë sigurie.
Çela kërkoi zbutje të masës “arrest në burg” me arsyetimin e tejkalimin të afatit të shqyrtimit të çështjes së tij në Gjykatën e Apelit.
Ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës është dënuar me 3.4 vite burg me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pasi sipas prokurorisë ka ndihmuar trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali për llogari të grupit të Habilajve.









