Shembja e Teatrit, ka sjellë reagimin e arkitektëve por edhe të politikës. Besnik Aliaj në një prononcim për MAPO shprehet se dëmi historikështë shumë i madh dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj duhet të mbajë përgjegjësi ligjore. Reagim i fortë vjen dhe nga një grup arkitektësh italianë, që dënojnë prishjen e një prej veprave unike në të gjithë botën dhe kërkojnë ndërhyrjen e Institutit të Kulturës dhe Ambasadës Italiane. Në debat përfshihet dhe Meta i cili është shprehur se krimi që u bë me teatrin nuk do të amnistohet.
Nga Armand Maho
Në vendin kur për më shumë se 80 vjet me radhë qëndronte teatri kombëtar sot kanë mbetur vetëm gërmadhat. Ai u shemb në mënyrë të pazakontë për një shtet demokratik, ndërkohë qëprishja ose jo e tij, kishte hapur një debat të madh, ku ishin përfshirë dhe autoritetet më të mëdha të Evropës. Aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit, me mbështetjen e Europa Nostra kanë premtuar që ta ndërtojnë ashtu siç ishte. Kjo do ishte zgjidhja më e pranueshme, që natyrisht do hasë nëqëndresën e qeverisë që ka në plan të ndërtojë një teatër tjetër, së bashku me kulla komerciale.
Duhet theksuar se në pronësi të teatrit janë rreth 8900 metra katrorë truall, në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Arkitekti dhe Administratori i Universitetit Polis, Besnik Aliaj, në një prononcim për MAPO thotë se prishja e atij objekti është një humbje e madhe arkitekturore për vendin. Por sipas tij, në rast se kjo humbje është deri diku e riparueshme, për shkak se projektet ekzistojnë, diçka tjetër nuk mund të riparohet kurrë. Historia e cila, brenda pak minutave u shndërrua në gërmadhë.
“Për ne profesionistët, është një humbje e madhe arkitektonike. Të prishësh një ndërtesë të tillë që mbart vlerat e arkitektëve më të njohur të kohës, vetëm një shtet pa moral mund ta bëjë. Godina ishte plotësisht e mundur të riparohej, restaurohej atje ku kishte nevojë, dhe s’ka vend për kakofoni boshe.Por gjithsesi për fat të mirë projektet ekzistojnë, dhe ajo mund të rikthehet ashtu siç ishte dukeuqëndruar besnik skicave”,-thotë Aliaj.
Por sipas tij kjo nuk mjafton. Për arkitektin e njohur, ka një gjë e cila s’mund të kthehet, dhe ajo është vlera historike e saj. Për Aliajn dikush duhet të shkojë në burg për këtë. “Në ato gërmadha ka një dëm tjetër i cili është i pariparueshëm. Flas për dëmin historik dhe kjo është më e rënda që ka ndodhur. S’mund të fusësh nën fadroma ti një ndërtesë e cila mbart në vetvete një periudhë historike të këtij vendi. Ky ka zhdukur njërën prej dy ndërtesave në zhdukje që i përket një periudhe të caktuar kohe, që nisi me Mbretin Zogdhe mbaroi me Italinë. Madje fqinjët tanë krenoheshin me atëçka përfaqësonte ajo godinë. Dhekjo kërkon shpagim, dhe kryetari i Bashkisë që i nxori gjoksin gjithë kësaj maskarade, që shkoi deri në shkelje të ligjit për ta shembur duhet të shkojë në burg. Kjo çështje s’mund mbulohet kështu. Ai nuk është zgjedhur kryetar Bashkie për të varrosur historinë e qytetit, dhe ky është abuzim i pastër me pushtetin” thotë Aliaj.
Arkitektët italianë
Vlerat historike të teatrit Kombëtar i kanë konfirmuar dhe një grup pedagogësh tëuniversitetit më të njohur italian. Marco Petreschi, Nilda Valentin dhe Antonino Saggio nga Universiteti i La Sapienzas, Romë, si dhe Profesor Anna Bruna Menghini nga Universiteti i Barit. Ata nënshkruan një dokument, ku mes të tjerave thuhet: “100-vjetori i Tiranës kryeqytet mund të ishte festuar në një mënyrë shumë më të denjë. Kjo prishje shkon prapa në kohë, kur kishat dhe xhamitë u shkatërruan me dhunën politike të një regjimi diktatorial, duke kundërshtuar ashpër çdo përpjekje për kundërshtim.
Çfarë ndryshimi ka sot ai veprim me demokracinë shqiptare, e cila vepron me të njëjtat metoda duke shembur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë? Kjo ishte një punë e njohur botërisht, e përsosmërisë arkitektonike italiane, e admiruar dhe botuar në shumë libra shkencorë dhe revista shkencore, si një nga shembujt e parë në Evropë të parafabrikateve të bëra në Milano dhe të montuar, me patentë ekskluzive, në 1938 në Tiranë. Çfarë ndryshimi ka me regjimin e shekullit të kaluar kur edhe intelektualët që kanë kundërshtuar këtë masakër përfundojnë duke u zhvlerësuar dhe denigruar? Pse nuk reagon Instituti Italian i Kulturës në Shqipëri dhe Ambasada Italiane në Tiranë”, thuhet në dokumentin e firmosur prej tyre. Ndërkohë që në qëndrimin e pedagogëve dhe arkitektëve thuhet se tashmë intelektualët që dalin kundër kësaj masakre përfundojnë duke u denigruar nga qeveria që është në pushtet.
Presidenti
Por i revoltuar për teatrin është shfaqur dje dhe Presidenti i republikës Ilir Meta, i cili gjithashtu ka kërkuar dënim për ideatorët dhe autorët e kësaj çështjeje. Shembjae teatrit, prishi dhe paqen e përkohshme që u vendos mes tij dhe Ramës përgjatë kohës së pandemisë. Me anë të njëpostimi në rrjetet sociale, Meta tha se ngjarja e 17 majit, nuk do të amnistohet, por mbi gërmadhat që la pas shembja e teatrit do të vendoset drejtësia. “Ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë! Ndërgjegjja shoqërore dhe kombëtare u lëndua si kurrë më parë. Maska e tiranisë ra përpara të gjithë shqiptarëve dhe e gjithë bota e vërtetë demokratike u shokua. Kurrë një ngjarje nga Shqipëria s’do prodhonte një jehonë të tillë dhe negative, që nuk shlyhet më dhe as harrohet derisa mbi rrënojat e 17 Majit të vendoset Drejtësia” thuhet në statusin e Presidentit, i cili shton se kauza e shqiptarëve do të jetë rrëzimi i tiranisë, dherindërtimi i teatrit ashtu siç ishte.
Përgjigjja i ka ardhur nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili është shprehur se Meta duhet ta kishte shpallur Monument Kulture, godinëngjatë kohës kur ai ishte kryeministër që ai mos ta kishte të mundur që ta shembte sot.“Zoti Meta ka qenë kryeministër. Ka pasur në dorë fatet e vendit. Duhet ta kishte bërë godinën e tallashit monument kulture kur ishte në krye të vendit. Ai kastile ka shkuar në një gjykatë që nuk ka kompetencë fare, mund të shkonte në Gjykatën Administrative. Ai ka pasur mundësi ta shpallte monument kulture. Për 80 vite ajo është cilësuar godinë pa vlerë. Të kujtohesh tani për një godinë pa vlera dhe të tentosh ta kthesh demokracinë me një godinë tallashi” u shpreh Veliaj./ MAPO