• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ish-kongresmeni amerikan letër Ina Zhupës: Mezi pres t’ju takoj në Shqipëri për betejën e Parkut të Butrintit

18/02/2023
Ish-kongresmeni amerikan letër Ina Zhupës: Mezi pres t’ju takoj në Shqipëri për betejën e Parkut të Butrintit

Deputetja Ina Zhupa njofton se ish-kongresmeni i SHBA me origjinë arbëreshe, Joseph DioGuardi, i ka dërguar një letër falenderimi për betejën që ajo po bën për Parkun e Butrintit. Deputetja e PD thotë se DioGuardi ka shprehur angazhimin e tij për të ardhur në Shqipëri.

“Ish kongresmeni me origjinë arberëshe është gjithmonë zë i parë kur flitet për interesat kombëtare të shqiptarëve. Kongresmeni DioGuardi ishte njeriu i parë që ktheu vëmendjen e gjithë Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi Kosovën dhe gjendjen në të cilën ishte vendi.

Është kënaqësi të njoftoj që kongresmeni ka shprehur angazhimin e tij për të ardhur në Shqipëri dhe do të jetë prezent në krahun tim, në krahun e Butrintit, në krahun e shqiptarëve, në krahun e kushtetutës në seancën publike që do zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese”, shkruan Zhupa.

Deputetja demokrate ndan dhe letrën që ish-kongresmeni i SHBA i ka shkruar. Joseph DioGuardi e konsideron si të paligjshme marrjen e Butrintit nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim [AADF].

“Kam investuar shumë nga koha ime për t’u shpjeguar administratës amerikane në Uashington, si dhe miqve të mi në Kongresin e SHBA, veprimet politikisht manipuluese dhe të paligjshme të ndërmarra nga AADF në lidhje me Butrintin.

Siç mund ta dini, unë u kam shkruar disa anëtarëve të Kongresit të SHBA, duke përfshirë Kryetarin e Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë Robert Menendez, dhe administratores së USAID-it, Samantha Poëer, si dhe organeve të UNESCO-s në Paris”, thuhet ndër të tjera në letrën e DioGuardit.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Historia e errët që fshihet pas banores së re të Big Brother VIP 5: I fejuari i vrarë në oborr

Historia e errët që fshihet pas banores së re të Big Brother VIP 5: I fejuari i vrarë në oborr

24/12/2025
ZYRTARE/ Endrich largohet nga Real Madrid, transferohet në Francë

ZYRTARE/ Endrich largohet nga Real Madrid, transferohet në Francë

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al