Ish-kryetari i PD Gjirokastër, Roland Bejko, ndodhet në Lazarat për të vëzhguar procesin zgjedhor. Përmes një postimi në Facebook, ai tregon një qendër votimi ku ka votuar vetëm një person. Deri më tani në Lazarat kanë votuar rreth 60 persona. PD ishte përgatitur për akte dhune në 30 qershor, por ultimatumi amerikan bëri që opozita të ndryshonte qëndrim totalisht. Nuk raportohen incidente në Gjirokastër. Situata është e qetë dhe pjesëmarrja në votime vlerësohet diku mbi 25%.










