Policia britanike ka publikuar foton e një ish-ushtaraku shqiptar, i cili u kap në një ‘shtëpi bari’ në Angli. Ylli Baha tentoi të arratisej kur policia ndërhyri në shtëpinë ku po rritej kanabisi. 54-vjeçari u largua, por arriti të kapej më vonë për shkak të atleteve të kuqe. Baha kishte shkuar në Angli me një vizë turistike. Ai po qëndronte te djali i tij në Londër. Ish-ushtaraku u dënua me 9 muaj burg. Në ‘shtëpinë e barit’ po rriteshin të paktën 110 rrënjë kanabisi.