Ish-zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, ka thënë në emisionin “Opinion”, se minoritarët grekë në Shqipëri nuk kanë pasur prona, por i kanë përfituar ato përmes ligjit 7501.
“Minoritarët u bënë me tokë me ligjin 7501. Na i morën dhe neve gjirokastritëve të gjithë fushën e Dropullit. Minoritarët e Gjirokastrës s’kishin tokë fare. Ua ka vjedhur shteti me ligj ua ka dhënë”, deklaroi Çuçi.
Deklaratat u bënë gjatë një emisioni ku diskutohej takimi i Ramës në Athinë dhe raportet Shqipëri-Greqi në kontekstin e ri të krijuar pas arrestimit e burgojes së Fredi Belerit.









