Shqipëria u mposht 2 me 0 nga Çekia në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Gjithçka nisi në orën 20:45 mes dy përfaqësuesve në Çeki dhe u vendos me 1 gol në çdo pjesë. Kjo humbje vendos Shqipërinë në vendin e tretë me 3 pikë, po aq sa dhe Ukraina.
“E kemi ditur që edhe janë shumë të inatosur me ne, për shkak se vitin e kaluar nuk na mposhtën. E kemi ditur që na pret terren i nxehtë, ishin shumë të motivuar. Dhe ne po këto janë pjesë të futbollit. Mendoj po të ishim më syhapur do kalonim pa humbur, por jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi se e shoh që çdo ditë po ngrihemi si skuadër dhe çdo skuadër na e ka frikën ne.
Gjatë bisedave me trajnerin e Rubin Kazan i them se më mirë të luajmë me 4-3-3, ndoshta është vetëm rastësi që goli i fundit i shënuar nga unë. Këtu kemi lojtarë kualitativë që mund t’i përfundojnë gjërat pa pasur nevojë për sulmuesin. Të gjithë ne duhet të kemi qetësi, ta presim momentin kur do kemi shans të shënojmë.
Unë këtu nuk luaj për çdo statistika. Si të gjithë luajmë për kombëtaren, për të arritur te triumfi. Nuk ka rëndësi a shënoj apo jo. Nëse kemi mundësi duhet ta shfrytëzojmë në maksimum. Për statistikë jam te ekipi, këtu mendoj vetëm për të fituar”.
Flamujt me kokë poshtë- E kemi parë dhe kam komunikuar me gjyqtarin po nuk kanë pasur asnjë reagim. Dhe në Shqipëri marrin masa për këto flamuj, këto nuk i hoqën. Unë i tregova gjyqtarit sepse nuk mundem të vrapoj te zyrtarë të tjerë. I thashë gjyqtarit për flamujt provokues dhe ai tha që ia kam kominkuar zyrtarit të katërt po nuk ndodhi asgjë. S’kemi çfarë të bëjmë, jemi shtet i vogël”, u shpreh Daku.