48-vjeçari shqiptar Surja Sinani është ekstraduar ditën e sotme nga Greqia. Sinani ishte dënuar me 6 vjet burgim nga Gjykata e Gjirokastrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në vitin 2014, Sinani, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, transportonte rreth 700 pako me cannabis sativa, me peshë totale rreth 837 kilogramë. 48-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.









