Një vilë në zonën e Kënetës në Durrës është shembur pak minuta më parë duke zënë brenda disa anëtarë të një familje që kishin mbetur nën rrënoja që prej mëngjesit kur tërmeti i fuqishëm goditi Shqipërinë.
Sipas informacioneve paraprake që raporton gazetarja e News 24 Klodian Lala nga vendngjarja, mësohet se nën rrënoja dyshohet të jenë 7 ose 8 persona.
Deri pak minuta më parë, forcat e kërkim shpëtimit e kishin të pamundur ndërhyrjen për të shpëtuar jetët e njerëzve që dëgjoheshin teksa kërkonin ndihmë.
Zemrat e të pranishmëve ndalën për disa sekonda kur para syve të tyre oanë se vila e cila kishte nën rrënoja persona të gjallë u shemb, duke u shkatërruar plotësisht.
“Dy trupa te pajete u nxoren pak para se kjo vile te shembej teresisht. Nen rrenoja jane 4 femije te mitur, dy prej te cileve motra binjake jo me shume se 3 vjec. Kane qene duke fjetur ne katin e dyte, aty ku edhe banesa ka patur goditjen finale dhe kur kane ndiere lekundjet jane mbledhur te gjithe bashke”, tha gazetarja Klodiana Lala ne lidhje live me News24.