Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim Imer Imeri, 29 vjeç, banues në Tepelenë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim penal nr.17 datë 25.01.2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë dhe rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.