• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ishte si baba për mua, vdiq para syve të mi”, fjalët prekëse të vëllait të Klajdi Bitrit që u vra në Itali

29/08/2023
Ishte si baba për mua, vdiq para syve të mi

Një “shembull i përsosur i integrimit”- kështu e përshkruajnë mediat italiane të riun shqiptar, Klajdi Bitri, 23-vjeçari shqiptar i vrarë pasditen e së dielës në Sirolo.

I riu punonte në port dhe ishte i integruar mirë në realitetin e Ankonës, qytetit ku jetonte. Ai u vra në përpjekje për të mbrojtur një mik italian, i cili ishte sulmuar nga i akuzuari dhe më pas arrestuar për krimin.

“Unë dua drejtësi. E pashë vëllain të vdiste para meje, të vrarë me indiferencë totale, pa e kuptuar as pse. Pa pasur kohë për të kuptuar se ai po vdiste. E pashë të zbehej gjithnjë e më shumë, krejt papritur, dhe nuk më përgjigjej më sepse kishte vdekur. I vrarë”,- thotë vëllai i shqiptarit.

I riu kërkon të kthejë trupin e vëllait në Shqipëri, ku jetojnë prindërit e tyre: “Nuk do të mund të vijnë në Itali. Ndihem i detyruar të zgjidh të gjitha dokumentet e nevojshme dhe ta sjell atë në shtëpi”. Dhe përsëri, ai kujton: “Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte edhe babai im. Ai ka punuar gjithmonë dhe vetëm për të më çuar në Itali, për të gjetur një jetë më dinjitoze”.

Këshilltarja rajonale e Lidhjes Lindita Elezi, një shtetase italiane me origjinë shqiptare, e cilësoi 23-vjeçarin e vrarë si “shembull perfekt integrimi” dhe aktualisht po mbledh dëshmitë e dhimbjes dhe ngushëllimet nga komuniteti shqiptar.

“Ai dha gjithçka, dha jetën, për mua është edhe një dëshmi e natyrës së popullit tonë, të guximshëm dhe gjithmonë të gatshëm për të mbrojtur ata që kanë nevojë”, shtoi ai. Ata që e njihnin viktimën flasin për të si një djalë i lidhur me familjen, i cili i telefononte çdo ditë nënës së tij.

Elezi është vënë në dispozicion të familjes së Klajdit por edhe qeverisë shqiptare, “për çdo gjë të nevojshme”.

Ndërkohë i akuzuari për krimin ndodhet në burg. Njëzet e shtatë vjeç, me origjinë algjeriane, akuzohet për vrasje me dashje të rëndë.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025
Adritatik Lapaj: Koha që brezi i ri të bashkohet
Kryesore

Adritatik Lapaj: Koha që brezi i ri të bashkohet

20/12/2025
Roland Bejko kundër protestës së thirrur nga Berisha: Nevojë e foltores për mitingje!
Kryesore

Roland Bejko: Baza e PD e ka nxjerrë pothuajse “non grata” Berishën

20/12/2025
S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Më është thyer nofulla…”, Paul premton: Humbja ndaj Anthony Joshua? Rikthehem edhe më i fortë

“Më është thyer nofulla…”, Paul premton: Humbja ndaj Anthony Joshua? Rikthehem edhe më i fortë

20/12/2025
VIDEO/ Liverpool fiton në Londër, mund Tottenhamin

VIDEO/ Liverpool fiton në Londër, mund Tottenhamin

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al