• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Itali – Shqipëri, lajm i mire për tifozët kuq e zi

10/03/2017
Itali – Shqipëri, lajm i mire për tifozët kuq e zi

Qeveria e futbollit shqiptar vendosi të shtyjë afatin e shitjes së biletave për tifozët që do të duan të ndjekin nga afër kombëtaren në transfertën delikate ndaj Italisë këtë fund muaji.
FSHF ka çuar deri në 16 mars, limitin për tifozët që të mund të sigurojnë një vend në stadiumin “Renxo Barbera” të Palermos, për sfidën eliminatore të botërorit 2018 ndaj të kaltërve.

Institucioni më i lartë i futbollit shqiptar ka vendosur të lehtësojë kështu presionin te ata tifozë që ende nuk kanë menduar detajet logjistike të udhëtimit në ishullin e Sicilisë. 90 minutëshi që do të luhet në 24 mars në Palermo, pritet të ketë prezencën e një numri të madh tifozësh kuqezi, kjo dhe për shkak të emigrantëve të shumtë shqiptarë në vendin fqinj.

Biletat mund të blihen në zyrat e FSHF ku të interesuarit do të deklarojnë edhe të dhënat e detyruara për të përfituar aksesin. Afati ishte vendosur fillimisht nga federata italiane, por pas një kërkese nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit është shtyrë deri në datën 16 mars.

Në dispozicion të tifozëve shqiptarë janë biletat e sektorit të miqve me çmim 12 euro dhe personat e interesuar duhet të kenë me vete kartën e identitetit sepse në bazë të rregullores në vendin fqinj, biletat do të jenë të personalizuara.

Shqipëria ndodhet në vendin e 4 në grupin eliminator me 6 pikë të grumbulluara pas 4 ndeshjesh. Pas përballjes me Italinë, kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e radhës në 11 qershor në Izrael.

Related Posts

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon me Trabzonspor
Sport

Më në fund po gjen veten, Muçi vlerësohet në Turqi (VIDEO)

28/12/2025
VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen
Sport

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

28/12/2025
Paraqitje negative e Asllanit, vlerësohet me notë të ulët në Itali
Sport

Paraqitje negative e Asllanit, vlerësohet me notë të ulët në Itali

28/12/2025
Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek  të tjerët nuk i shohim
Sport

Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek të tjerët nuk i shohim

28/12/2025
Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)
Sport

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al