• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Izraeli e nominon për Nobel të paqes, Trump shtron gosti për Netanjahun

08/07/2025
Izraeli e nominon për Nobel të paqes, Trump shtron gosti për Netanjahun

Puthje, shtrëngime të forta duarsh dhe më pas dyert e Shtëpisë së Bardhë u hapën në dy kapakë. Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanjahu, u prit me shumë nderime në Uashington nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Fillimisht i bëri një tur në ndërtesën më të pushtetshme të botës, përpara se t‘i shtronte darkën e fundit përpara paqes. Trump konfirmoi se të gjitha palët po pranojnë propozimin e tij për një armëpushim 60 ditor në Rripin e Gazës, duke shtuar se bisedimet në Katar po shkojnë shumë mirë dhe se Hamasi dëshiron një përfundim të luftës 21 mujore. Ndërmjetësimi i tij u shpërblye nga Izraeli.
“Presidenti na ka sjellë mundësi të mëdha. Ai krijoi Marrëveshjet e Abrahamit. Ai po krijon paqe ndërsa flasim, në një vend dhe një rajon pas tjetrit. Dua t’ju paraqes juve, z. President, letrën që i dërgova Komitetit të Çmimit Nobel. Ne ju nominojmë për Çmimin e Paqes, i cili është i merituar, dhe duhet ta merrni”, tha Benjamin Netanjahu, Kryeministër i Izraelit.
Kjo e emocionoi pa masë presidentin Amerikan që nënvizoi se merr rëndësi të madhe fakti që propozimi vjen nga Izraeli. Por paqja duket se do të ketë një faturë të rëndë për Palestinën, pasi Trump nuk sinjalizoi se do të mbështesë zgjidhjen e konfliktit të përjetshëm me dy shtete.
“Nuk e di si të përgjigjem. Ju keni njeriun më madhështor të botës për t’ju përgjigjur pyetjes së përjetshme për dy shtete. Vazhdo, jepu përgjigjen tënde më të sinqertë.”, tha Trump.
“Mendoj se palestinezët duhet të kenë të gjithë fuqinë për t’u vetëqeverisur, por asnjë nga ato fuqi nuk duhet të na kërcënojë ne, dhe kjo nënkupton se disa fuqi, si ajo e sigurisë së përgjithshme, do të mbeten në duart tona”, tha Netanjahu.
Trump i besoi përgjigjen Netanjahut edhe për çështjen e zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza.
“Mendoj se Presidenti Trump kishte një vizion të shkëlqyer. Quhet zgjedhje e lirë, e dini, nëse njerëzit duan të qëndrojnë, ata mund të qëndrojnë, por nëse duan të largohen, ata duhet të jenë në gjendje të largohen. Nuk duhet të jetë një burg, duhet të jetë një vend i hapur dhe t’u japë njerëzve zgjedhjen e lire. Ne po punojmë me Shtetet e Bashkuara shumë ngushtë për të gjetur vende që duan t’u japin palestinezëve një të ardhme më të mire. Po i afrohemi gjetjes së disa vendeve”, tha kryeministri i Izraelit.
Në mesin e temave për të cilat foli Trump, ishte dhënia e pëlqimit të tij për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, siç tha, për t’i dhënë mundësinë vendit që të rindërtohet për të lënë pas thirrjes si “vdekjes Amerikës”. Lideri i SHBA-ve konfirmoi se Teherani po kërkon bisedime me Uashingtonin për të firmosur një marrëveshje. Trump foli edhe për konfliktin tjetër mes Rusisë dhe Ukrainës, pasi kuptoi se presidenti Vladimir Putin nuk po kërkon paqe. Presidenti amerikan konfirmoi se do të dërgojë më shumë armë në ndihmë të Kievit, për t’u mbrojtur nga agresioni.

Related Posts

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Qyteti më i madh në botë po fundoset
Pikante

Qyteti më i madh në botë po fundoset

28/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al