• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

21/07/2025
Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

Izraeli hedh poshtë deklaratën e vendeve europiane për t’i dhënë fund luftës në Gaza duke e cilësuar atë të shkëputur nga realiteti. Pas apelit të nënshkruar nga 25 vende për t’i dhënë fund luftës në Gaza, ka reaguar ministria e Jashtme e Izraelit.
“Izraeli hedh poshtë deklaratën e një grupi vendesh, sepse është e shkëputur nga realiteti dhe i dërgon mesazhin e gabuar Hamasit, që e filloi këtë luftë dhe po e zgjat atë dhe është pala e vetme përgjegjëse për mungesën e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim”, lexohet në deklaratë.
Sipas Ministrisë së Jashtme izraelite “ekziston një propozim konkret për një marrëveshje armëpushimi: Izraeli i ka thënë vazhdimisht po këtij propozimi, ndërsa Hamasi refuzon me kokëfortësi ta pranojë atë. Në një moment kaq delikat në negociatat në vazhdim, është mirë të shmangen deklarata të tilla.”
“Të gjitha deklaratat dhe pretendimet duhet të drejtohen ndaj palës së vetme përgjegjëse për mungesën e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushimi: Hamasit, i cili e filloi këtë luftë dhe po e zgjat atë”, thuhet në deklaratën e postuar në X.
“Në vend që të pranojë një armëpushim, Hamasi është i angazhuar në një fushatë për të përhapur gënjeshtra për Izraelin. Në të njëjtën kohë, Hamasi po vepron qëllimisht për të rritur fërkimet dhe dëmet ndaj civilëve që mbërrijnë për të marrë ndihmë humanitare.”
Sipas ministrisë izraelite, deklarata e vendeve europiane nuk përqendron presionin mbi Hamasin dhe nuk njeh rolin dhe përgjegjësinë e tij në situatë.
“Hamasi është përgjegjës vetëm për vazhdimin e luftës dhe vuajtjet nga të dyja palët”.

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E frikshme/ Çahet rruga në aksin Kuç-Qeparo, rrezik aksidenti për shoferët

E frikshme/ Çahet rruga në aksin Kuç-Qeparo, rrezik aksidenti për shoferët

20/02/2026

Për 12 vite nuk pagoi sigurimet shoqërore të punonjëses, nën hetim biznesmeni nga Gjirokastra

20/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al