• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ja cilat janë 6 llojet e testeve për të zbuluar nëse je i prekur nga koronavirusi

23/03/2020
Shërohet futbollisti shqiptar i infektuar me koronavirus

Edhe Britania e Madhe është një nga vendet e prekura me koronavirus, ndërkohë kryeministri Boris Johnson, është shprehur se testimin për Covid-19 duhej ta kryenin 25,000 persona në ditë.

Ndërkohë, Studiuesit e Universitetit të Oksfordit kanë thënë se kanë krijuar një test të ri, i cili analizon ARN virale për të zbuluar COVID-19 në vetëm 30 minuta.

Në Britani, aktualisht po testohen disa lloje testesh dhe kryesisht po kryhen në klinikat private.

1.Testi që bëhet duke shpuar gishtin, ku duhen vetëm 10 minuta kohë

Një firmë private, me qendër në Derby, e quajtur SureScreen Diagnostics thotë se ka krijuar një test për virusin që mund të përcaktojë 98 për qind nëse një person është pozitiv. Ai përfshin marrjen e një kampioni gjaku në gisht dhe pastaj vendosjen e tij në një pajisje analize.

2.Testi përmes hundës ku realizohet vetëm për 4 orë

Një kompani e quajtur ThermoFisher ka krijuar një test i quajtur TaqPath Covid-19 Combo Kit i cili zbulon ADN specifike të dhënë nga hunda e pacientëve të infektuar. Mostrat pastaj çohen në laboratorë ku shkencëtarët i analizojnë ato dhe rezultatet dalin brenda katër orësh. Testi u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA këtë javë dhe pesë milionë kuti do të dërgohen në të gjithë Amerikën në ditët e ardhshme.

3.Testi i shpejtë i gjakut, ku diagnostikohet vetëm për 15 minuta

Prodhuesit e firmës BioMedomics kanë krijuar një test të quajtur Covid-19 IgM IgG Rapid Test. Më 5 mars, BioMedomics bëri me dije testi i “i shpejtë dhe i lehtë” ishte gati dhe po përdorej në Korenë e Jugut, Japoni, Itali, Kinë dhe disa vende në Lindjen e Mesme. Pasi merret mostra e gjakut e injekton atë në pajisjen e analizës dhe pret 15 minuta.

Nëse del një vijë do të thotë negativ, dy dija (pozitiv) do të thonë se gjaku përmban antitrupa që trupi fillon t’i prodhojë menjëherë pas infeksionit.

4.Testi me maskën e fytyrës, ku koha e diagnostikimit është 12 orë

Shkencëtarët nga Universiteti i Leicester kanë testuar një mënyrë të re për diagnostikimin e virusit. Ata madje kanë provuar se testi përmes një maske ka provuar se mund të zbulojnë një sëmundje tjetër vdekjeprurëse që prek mushkëritë.
Maskat janë të pajisura me shirita që thithin spërklat nga fryma e pacientit, të cilat mund të mbajnë gjurmë të infeksionit bakterial ose viral.

5.Testi i frymëmarrjes, i cili kryhet në mënyrën më të shpejtë, më pak se 10 minuta

Shkencëtarët britanikë në Universitetin Northumbria në Neëcastle kanë zhvilluar një pajisje për marrjen e mostrave të frymëmarrjes që ndihmon në identifikimin e shpejtë të pacientëve me koronavirus. Njerëzit, thjesht marrin frymë në pajisje, e cila mbledh një mostër të frymës që testohet më pas për informacion biologjik.

6.Skaneri, ku koha e diagnostikimit është 1 orë 30 minuta

Mjekët nga Sistemi Shëndetësor Mount Sinai në Nju Jork thonë se skanimi i mushkërive mund të jetë më i shpejtë sesa testi i hundës dhe fytit në diagnostikimin e pacientëve me koronavirus. Ekipi ishin të parët në SHBA që analizuan skanimin e mushkërive të pacientëve në Kinë me sëmundjen shumë ngjitëse.

Ata thanë se ishin në gjendje të identifikonin modele specifike në mushkëri si shënues të Covid-19, pasi u zhvillua gjatë rrjedhës kohore prej dy javësh.Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi:DailyMail

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tension në “BBVK”! Labi pi nga shishja e mbushur me detergjent nga Alba!

Tension në “BBVK”! Labi pi nga shishja e mbushur me detergjent nga Alba!

26/12/2025
Ylli i ‘Big Brother’ ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare

Ylli i ‘Big Brother’ ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al