• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ja pse mund të mos zbatohet lista e pëcaktuar nga BE për mos hapjen e kufijve

01/07/2020
Ja pse mund të mos zbatohet lista e pëcaktuar nga BE për mos hapjen e kufijve

BE ka rënë dakord përmes një drafti të përbashkët që të lejojë në total 14 vende me të cilat hap kufijtë nga dita e nesërme. Në këtë draft, thuhej se nga vendet e rajonit vetëm Serbia dhe Mali i Zi do të lejohen, ndërsa qytetarët nga 4 vendet e tjera përfshirë Shqipërinë nuk do të lejohen. Kjo listë do të përditësohet çdo dy javë në bazë të ecurisë së pandemisë dhe menaxhimit të situatës nga vendet.

Lista është kjo:

Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.

Nga lista është përjashtuar edhe SHBA, Brazili dhe Kina, por me këtë të fundit BE është gati që të bëjë një marrëveshje reciproke për udhëtarët nga BE.

Një shumicë e cilësuar e vendeve të BE-së, të paktën 55 përqind, që përfaqëson edhe 65 përqind të popullatës së BE, kanë mbështetur listën. Por media greke Kathimeri shkruan se BE i ka bërë ‘presion’ Greqisë që të bjerë dakord me këtë listë dhe të mos hapë kufijtë me vende të tjera që nuk janë në listën e bardhë.

Megjithatë, në artikullin e sqaruar nga Politico, theksi vendoset këtu:

Ky draft do të zbatohet, por kryeqytetet kombëtare, pra vendet e BE në fund të fundit kanë autoritetin e tyre dhe kur dhe me kë mund të rihapin kufijtë. Që do të thotë nëse Gjermania dëshiron, mund të hapë kufijtë me Shqipërinë, po ashtu Italia, Spanja etj, duke pasur parasysh goditjen ekonomike nga pandemia e koronavirusit dhe nevojës për të ardhura nga turizmi.

Politico shkruan se kjo listë mund të shkaktojë komplikime mes kufijve të brendshëm të Europës. Për shembull, nëse Danimarka është e mbyllur dhe Gjermania e hapur, udhëtarët nga vendet jo të BE-së mund të mbërrijnë në Gjermani, po më pas? Mund të shkojnë në Danimarkë, pasi dy vendet i kanë kufijtë të hapur me njëra tjetrën.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

27/12/2025
Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al