• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ja qyteti ku lulëzon prostitucioni në Shqipëri, burrat në shtëpi gratë dalin në rrugë

10/03/2023
Ja qyteti ku lulëzon prostitucioni në Shqipëri, burrat në shtëpi gratë dalin në rrugë

Një dosje voluminoze e regjistruar në prokurorinë e Fierit, flet për një zinxhir lokalesh dhe hotele në këtë zonë, që janë vënë në shërbim të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se pas rastit të goditur në klubin e natës “Casablanca”, janë evidentuar edhe shumë raste të tjera në lokale e hotelin ‘Oda e miqve’.

A.Xhafa e martuar me dy fëmijë, E. Shima e martuar me tre fëmijë, L. Belba e martuar, F. Xhelaj e divorcuar me 1 fëmijë që i përket komunitetit Rom, janë proceduar në gjendje të lirë për akuzën e “Ushtrimit të Prostitucionit”. Ndërsa 4 persona të tjerë që ishin kthyer si tutorë duke mbyllur pazaret me klientë të moshave nga 50 deri në 70 vjeç, janë arrestuar dhe mbyllur në burg.

“Gjatë kësaj jave gjykata e Fierit vendosë ti caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” për Basiko Molishtarin, e akuzuar për “Shfrytëzim Prostitucioni” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Në burg ka mbetur dhe Nesti Golemaj si dhe Naxhije Aliaj. Ndërsa për pronarin e hotelit Oda e Miqve, për shkak të problemeve me shëndetin, gjykata caktoi masën e “arrestit në shtëpi”. Hetimet e kryera ka rezultuar se shtetaset që ushtrojnë prostitucionin janë katër, nga qyteti i Fierit dhe Patosit. Ato janë të papuna, nuk trajtohen nga ndihma sociale, janë pa profesion, pa nivel arsimor. Dy nga këta femra, janë me fëmijë dhe burra përkatës, por sërish lejohen prej tyre të ushtrojnë prostitucion në lokale të ndryshme,”- shkruhet në dosje.

“…ato klasifikohen si viktima të mundshme trafikimi pasi joshen shumë shpejt nga persona me aktivitet kriminal, për arsyet e mësipërme dhe rehabilitimi i tyre në shoqëri kërkon një investim kompleks të organizmave shtetëror dhe shoqatat jo qeveritare për të bërë të mundur integrimin e tyre në shoqëri. Futja e 4 nënave në rrugën e prostitucionit, do të thotë se ndaj këtyre shtetaseve nuk ka funksionuar zinxhiri institucional, duke sjellë dështimin e integrimit të tyre në shoqëri për një familje më të fortë dhe solide…,”- vijohet në dosjen e prokurorisë.

Më tej në dosjen hetimore thuhet se shqetësim mbetet Tajar Hysenaj pronar i hotel” Oda e miqve”, i cili ka licence për ushtrim aktiviteti” bar kafe”, hoteleri, dhe krahas saj ushtron aktivitet të paligjshëm atë të” vënies në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni”. Ky shtetas nuk është ne kushtet e shtetasve qe ushtrojnë prostitucion, por ai përfiton nga kjo gjë./ Ora News

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin

24/12/2025
“Isha e tronditur”/ Lili Reinhart zbulon se u diagnostikua me endometriozë

“Isha e tronditur”/ Lili Reinhart zbulon se u diagnostikua me endometriozë

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al