• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ja sa shpenzuan shqiptarët gjatë karantinës

22/09/2020
Ja sa shpenzuan shqiptarët gjatë karantinës

Baret e restorantet ishin të mbyllura për gati tre muaj, nga mesi i marsit deri në mesin e muajt maj, duke i detyruar shqiptarët të heqin dorë nga një ritual i përditshëm. Teksa karantina detyroi shumëkënd që të rrinte në shtëpi, edhe shpenzimet për bare e restorante ranë në mënyrë drastike.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve të aktivitetit “Bar-restorante” ra me 55% në tremujorin e dytë, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s. Nw tremujorin e dytw 2019, ky indeks ishte rritur rreth 4% me bazë vjetore.

INSTAT raporton se mesatarisht, aktiviteti i bareve e restoranteve qarkullon rreth 375-390 milionë euro në vit, sipas të ardhurave gjithsej raportuar në Anketën Strukturore të Ndërmarrjeve 2018 dhe volumit të rritjes prej rreth 4% në 2019-n. Mesatarisht çdo tremujor, shqiptarët shpenzojnë në kohë normale  në bare e restorante rreth 95-97 milionë euro.  Ndërsa në tremujorin e dytë 2020, në kulmin e karantinës rezulton të jetë shpenzuar 55% më pak, ose rreth 54 milionë euro më pak për ritualin e përditshëm të kafesë, ose konsumit të pijeve e produkteve ushqimore npër restorante.

Mbyllja e bareve dhe restoranteve ndikoi negativisht dhe në punësim. Sipas të dhënave të INSTAT shkurtimet më të mëdha nga puna janë aplikuar nga sektori i bareve dhe restoranteve ku raportohet rënie e indeksit të punësimit me 31.8%, e pasuar nga hotelet me -20.2% dhe fabrikat me -12.8%. në sektorin e akomodimit ushqimor (ku përfshihen baret e restorantet )ishin të punësuar rreth 50 mijë punonjës. Një rënie me rreth 32% e punësimit ka nxjerrë përkohësisht nga tregu i punës rreth 16 mijë persona.

Kafete e restorantet përbëjnë 16% tëtotalit të ndërmarrjeve në ekonomi.

Konsumi në bare e restorante

Sipas INSTAT, i cili publikon konsumin final -të familjeve sipas grupeve kryesore, në 2018-n, viti i fundit kur janë në dispozicion të dhënat, shpenzimet totale për grupin e bare restorante e hotele ishin 47.8 miliardë lekë, ose rreth 385 milionë euro, duke shënuar një nivel rekord dhe duke u rritur me 11% në raport me vitin e mëparshëm .

Shpenzimet për kafe, restorante e hotele përbëjnë 3.7% të konsumit gjithsej. Shqiptarët shpenzojnë për kafe e restorante e hotele, më shumë sesa për arsimin, apo për pije e duhan, sipas INSTAT.

Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e aktiviteteve të shërbimit të pijeve dhe numrit të popullsisë, numri i bareve në Bashkimin Europian në vitin 2017 nuk ishte më i lartë se 115 bare për çdo 100 mijë banorë./Monitor

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

22/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al