Një jaht superluksoz është ankoruar në gjirin e Sarandës, ndërsa mendohet se i përket një miliarderi nga Kazakistani. Mësohet se jahti është ankoruar për t’u furnizuar me naftë.
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare ka informacion për pushuesin dhe thotë se ai është Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev që shihni në foton e mëposhtme.
Edhe më herët brigjet shqiptare janë vizituar nga superjahte, siç është “Rising Sun” i 6-ti në botë për nga madhësia dhe një prej anijeve private më luksoze në planet. Ky supermjet ndaloi në fillim gushtin e vitit të kaluar në Ksamil.