Ndryshe nga e kaluara e afërt, këtë herë nuk ka asnjë dyshim në lidhje me të ardhmen e Antonio Conte-s. Tekniku “azzurr” po përgatit me qetësi këtë fund sezoni, me një objektiv të qartë, të blindojnë prezencën në Champions League dhe të projektojnë më pas sezonin e ri.
Në Napoli këtë herë është një atmosferë pozitive, të gjithë palët janë të bindur dhe të qartë se çfarë kërkojnë: “Këtu jam i lumtur, ndihem mirë, dua të vazhdoj me Napolin”, u shpreh Conte, një deklaratë shumë e qartë dhe një mesazh i pastër për presidentin De Laurentiis.
Sipas mediave italiane, Conte do të ketë në dispozicion një buxhet të rëndësishëm për të projektuar merkaton në verë. Bosi i Napolit pritet t’i vendos në dispozicion Contes një çek prej 130-150 milionë euro për të sjellë në Napoli lojtarë të rëndësishëm.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






