Eva Buzo ia arriti të përmbushte ëndrrën e saj! Avokatja me origjinë shqiptare, arriti të conte deri në fund sfidën që la në mes vitin e kaluar për të ardhur me not nga brigjet e Lecës në tokën shqiptare.
Ajo është nisur nga Lece në Itali, të shtunën e 17 gushtit dhe ka mbërritur sot në orën 5:00 të mëngjesit në “Shkëmbin e Evës” në Karaburun.
Buzo ka notuar për 35 orë e 17 minuta, gjithsej gjatë 91 kilometrave duke arritur që të kryejë me sukses këtë sfidë të vështirë, po aq sa edhe aventureske.