Anglia do të përballet ditën e nesërme me Shqipërinë në ndeshjen e dytë kualifikuese të Kupës së Botës. “3 Luanët” do të luajnë në “Air Albania” dhe para nisjes për në Tiranë, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate foli në koferencën për shtyp.
Ai vlerësoi trajneri Reja, lojtarët e Kombëtares shqiptare, ndërsa preku edhe temën e fushës së stadiumit “Air Albania” duke thënë që ka pasur probleme.
Sfida ndaj Shqipërisë dhe stadiumi? “Do të jetë një test i rëndësishëm, kanë një trajner italian me shumë eksperiencë. Luajnë me skemën 3-5-2 dhe do të shikojmë si do të përshtaten ndaj nesh. Ata luajnë mirë me topin dhe janë të organizuar, por do të bëjmë maksimumin për të fituar ndeshjen.
Kam dëgjuar që ata kanë pasur probleme me fushën njësoj siç ka ndodhur me “Ëemblin” kur u hap. Kanë punuar shumë për ta rregulluar fushën dhe besoj se do të jetë më e mirë seç ishte kur stadiumi u inaguruar”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Anglisë.